• |
ide | kryesore

Rama premtoi rritje pagash për administratën, shtyhet afati për ekzekutimin e vendimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
paga



Qeveria ka shtyrë pas zgjedhjeve të 14 majit plotësimin e premtimit për rritjen e pagave të administratës publike. disa ditë para zgjedhjeve Kryeministri Rama premtoi rritje pagash brenda muajit prill, por ministrja e Financave Ibraimaj tha këtë të martë se besonte që pagat do rrriteshin brenda muajit Maj.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe për mua t’ju them se specialistëve më të ulët nga 49 mijë lek në 81 mijë lekë”- ka thënë Rama më 7 prill të këtij viti.

Edhe pse nuk ka një arsye zyrtare të shtyrjes së afatit të premtuar nga vetë Kryeministri, ministrja e financave Delina Ibrahimaj u shpreh se ky vendim vjen si pasojë e pr.ligjit për hierarkinë e pagave që u bllokua para disa ditësh nga deputetët e të dy krahëve politikë në komisionin e ekonomisë.

“Me miratimin e këtij ligji ne do të kemi mundësi që të vijojmë me miratimin e vendimeve të këshillit të ministrave për pagat e administratës publike.Fakti që ky ligj nuk u miratua nga parlamenti brenda muajit Prill sic ishte parashikuar nga qeveria do të thotë që pagat e administratës publike do të fillojnë të rriten pas miratimit të këtij ligji që besoj do të jetë brenda muajit Maj.Pra pagat e administratës publike do të rriten nga Maji dhe do të ketë efekt me pagat që do të merren në Qershor”- ka thënë Ibrahimaj.

Në draftin e propozuar nga qeveria parashikohet ndër të tjera, që rroga e Presidentit të Republikës nga 257 mijë lekë në muaj që është aktualisht të rritet në 425 mijë lekë në muaj.



5 Comments

  1. foto zbardh lidhjen e Metës me personazhe si Miliad Lopa dhe dijenitë e plota të Metës mbi falsitetin e plotë të shpifjeve të qëllimshme që ka sajuar pinguini i tij mediatik Vojo Bregu.

    Kjo foto është mëse e mjaftueshme, që investimi i Vojo Bregut me Piranjat të hidhet në erë, duke e ekspozuar jo vetëm si një emision tërësisht në shërbim të Ilir Metës, por edhe si një fole diletantësh që i bëjnë dëm vetes dhe padronit të tyre Ilir Meta shumë se kundërshtarit politik.

  2. Lol, akoma pa mbaruar zgjedhjet i shkon per lesh premtimi. Te pakten te priste deri me 15 maj… hahaha. Iu ka ikur petlla fare

  3. Një raport për 17 ditët e fushatës, pra deri më tani, “Foltorja” e Berishës ka mbytur në televizione jo vetëm Alibeajn, por dhe vetë Edi Ramën. Një parti që juridikisht nuk egziston, mbizotëron sot në kohën televizive të fushatës, si të ishte viti 2012 kur Berisha ishte kryeminister.
    Kandidatët e Foltores janë shumë herë më prezent në media, të cilat kanë transmetuar aktivitet e “Foltores”, tre herë më shumë se aktivitetet e Alibeajt.

    Dhe pastaj thonë se mediat kontrollohen nga Rama.

  4. Ka plot qe shkruaj kot pa lidhje, pse kjo………. Ne kohen e Enverit kishte plot 1200 leksh. Sot ka qe paguhen sa per 1 sufllaqe, por nje gje te keni te qarte qe dhe pak kohe do te zgjase pagesa 1 sufllaqe shume shpejt do te jete vetem 1 kafshat dhe ushqimi tjeter do te jene perallat qe tregoni per ti bere lavazh truri njerezve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *