• |
ide | kryesore

Zgjedhjet presidenciale në Turqi/ Mbështetësit dhe kundërshtarët e Erdogan protestojnë në Francë

Lajme, Të fundit



Dje Franca është përfshirë nga protesta të dhunshme në mbarë vendin, ku u shënuan lëndime dhe arrestime. Në protestë kanë qenë pjesëmarrës edhe shtetas turq, ku u raportua për përplasje mes kundërshtarë dhe mbështetësve të presidentit Recep Tayyip Erdogan. Kjo pasi më 14 maj, në Turqi do të mbahen zgjedhjet presidenciale.

Mediat e huaja shkruajnë se përleshjet ndodhën në Marsejë, ku katër policë u lënduan teksa po ndanin mbështetësit e Erdoganit. Përleshjet kanë vijuar gjatë gjithë ditës, ku policia arrestoi dy shtetas turq.

Erdogan po përballet me një opozitë të fortë, teksa akuzohet nga një pjesë e madhe e popullit se ka çuar Turqinë drejt autoritarizmit dhe ka minuar parimet laike mbi të cilën ishte themeluar shteti.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *