• |
ide | kryesore

Akuzoi Juventus për ‘vjedhje’ titulli, Lapo i përgjigjet ADL: “Lëreni të flasë, ne 38 tituj, ata 3”

-Instant, Sport
Lapo



Skuadra e Luciano Spalletti tashmë është gati të festojë titullin e tretë kampion në historinë e Napolit. Megjithatë, në euforinë e përgjithshme, presidenti Aurelio De Laurentiis lëshoi disa deklarata për kampionatin. Në veçanti, falë rivalitetit historik mes dy klubeve, ai iu referua disa episodeve të së kaluarës. Sipas presidentit të Napolit ato i kanë mohuar napolitanëve suksese të tjera. E menjëhershme përgjigja e Lapo Elkann.

“Ndonjëherë kemi dalë të dytët, por mund të ishim të parët nëse… Ndjej se kam fituar kampionate të tjera, sigurisht atë të ndershmërisë”. Ndaj frazave të pronarit të Napolit, reagimet kanë qenë të menjëhershme. Kështu, pas konstatimit të një tifozi (“Mirëmbrëma, por pas sulmeve nga De Laurentiis që thotë se kemi vjedhur titujt, klubi nuk thotë asgjë. Pistocchi është gati të botojë një libër mbi titujt e vjedhur”), ka reaguar Lapo Elkann. Ai është përgjigjur kështu nga profili i tij në Twitter: “Lëreni të flasë, vlejnë faktet. Ne 38 kampionate, ata 3”.

Tridhjetë e tetë duke marrë parasysh edhe dy kampionatet e anuluara në sezonet 2004/2005 dhe 2005/2006. E nëse Juventus është në pritje të arsyeve të Kolegjit të garancisë për anulimin me shtyrje të dënimit prej 15 pikësh, edhe klubi i De Laurentiis është akuzuar për parregullsi administrative, bashkë me Juventus dhe 9 skuadra të tjera, më 1 prill 2022.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *