• |
ide | kryesore

Nuk ka falje për Tërbunin, Apeli lë në fuqi vendimin e Disiplinë: shpresa e fundit është Lozana

-Instant, F1, Sport
tërbunin



Tërbuni ka marrë goditjen e dytë nga drejtësia sportive në vend. Në fakt, Komisioni i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Etikës e Disiplinës pranë FSHF-së. Kështu, për klubin pukjan ndeshja e kampionatit kundër Turbinës mbetet e humbur në tavolinë 0-3. “Dështim në përmbushjen e përgjegjësive” e “akte dhune, duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes” kanë qenë në thelb të vendimit të marrë. Për Tërbunin, mbetet në fuqi gjoba prej 300 mijë lekësh, përjashtimi nga aktiviteti për sezonin 2022-2023 e zbritja një kategori më poshtë. Klubi mbetet tani të shpresojë vetëm në CAS të Lozanës për të ndryshuar situatën.

Takimi i Kategorisë së Parë me protagonistë Tërbunin dhe Turbinën u pezullua në minutat shtesë të saj. Arbitri vendosi se sfida nuk mund të vazhdohej më si pasojë e dhunës ndaj tyre. Në minutën e fundit të ndeshjes, me rezultatin 1-1, asistenti Xhuljo Mani i kolegjiumit të Tiranës, anuloi një gol të skuadrës vendase. Situata ka sjellë hedhjen e sendeve të forta nga tribuna, një prej të cilave ka goditur gjyqtarin anësor.

Ndeshja u ndërpre dhe gjyqtarët shkuan menjëherë në dhomat e zhveshjes. Më pas dy kapitenët u thirrën dhe u është komunikuar se ndeshja do të pezullohej në minutën e 93′ nga 9 shtesë të akorduar.

VENDIMI I DISIPLINËS

Komisioni i Apelit të Disiplinës, pasi mori në shqyrtim kërkesat e FK Tërbuni, vëren se:

Me vendimin nr.31, datë 05.04.2023 Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka vendosur të marrë ndaj FK Tërbuni masat disiplinore si më poshtë vijon:

FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Neneve 30/1, 30/4/a, 31, 39/1, 65/1 dhe 65/3/c të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Turbina dhe dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Në zbatim të Neneve 27, 28, 63, 64/2, 65/4/d të KDS, FK Tërbuni përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2022-2023 dhe zbritet në një kategori më të ulët.

Më datë 18.04.2023 Nr.782/1 prot. FK Tërbuni, ka paraqitur ankim me objekt:

Kundërshtimin i Vendimit Nr.31 Datë 05.04.2023 të KDS lidhur me sanksionet e vendosura ndaj FK Tërbuni.

Lexo më tej: Shishet kokës asistentit kanë kosto të rëndë: FSHF përjashton Tërbunin nga kampionati

KOMISIONI I APELIT TË DISIPLINËS

Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi si dhe duke u bazuar në nenet 76 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive,

VENDOSI:

Lënien në fuqi të Vendimit Nr. 31, pika 1, datë 05.04.2023 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *