• |
ide | kryesore

Berisha: Veliaj shkoi i maskuar në Iran në 2008-ën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Sali Berisha ka akuzuar Erion Veliajn se ka bërë udhëtime të dyshimta në Iran. Në studion e emisionit “Opinion”, Berisha tha se Veliaj ka lidhje të hershme me Iranin të cilin e ka vizituar fshehurazi që në vitet 2007 – 2008. Berisha tha se në atë kohë e kanë njoftuar shërbimet partnere.

“Ai ka qenë në 2008-ën në Iran në një vizitë të dyshimtë. Unë isha kryeministër dhe informacionin ma sollën shërbimet partnere. Kjo bëri shqetësim për ta në atë kohë. Veliaj është pyetur për vizitën e tij në Iran. Kjo vizitë shkaktoi shqetësim tek partnerët të cilët erdhën dhe më thanë. Veliaj ka shkuar strikt për qëllime personale. Të dalë t’u thotë shqiptarëve. Ky kishte bërë disa udhëtime në 2007-2008 dhe erdhën dhe na thanë. Ka pasur një lidhje të fortë që e ka çuar atë në Teheran në mënyrë të përsëritur” – tha Berisha.

Sipas tij Veliajn dhe Iranin tani po i lidh çështja e inceneratorëve.

“Lidhjet e Veliajt me Iranin dhe inceneratorët dolën. Mund t’ju them se paratë e Iranit po hyjnë në Shqipëri. Këta që kanë ndërmarrë të ndërtojnë djegësat po marrin para nga Irani sepse nuk kanë para. Veliaj ka shumë histori me Teheranin. Pronari aktual i inceneratorit të Tiranës ka lidhje me kompaninë iraniane, MABNA që është nën sanksione.

Ka të dhëna se para të Iranit po hyjnë në Shqipëri. Këta që kanë inceneratorët nuk kanë para të mbyllin investimin sepse nuk u japin kredi bankat. Ndaj ata po shkojnë në Iran. Ka shkuar edhe Rama një herë në Iran kur Ahmadinejad bëri kongresin e Internacionales. Para një jave u angazhuan të falsifikonin një lajm” – tha Berisha. ©LAPSI.al



14 Comments

  1. shko mer bythqi Vucidoli se ti je genjeshtar skandaloz dhe kjo eshte nje nga arsyet qe SHBA te shpalli non grata

  2. hahhaah Lali Eri ka shkuar fshehtazi te baba ne Iran. Te gjithe ne TR e dine se ky sumtekelek eshte kopil i Ahmedinaxhad-it.

  3. Në tërë jetën e tij politike Berisha është treguar i kujdesshëm për ato që deklaron.Ai i merr nga burime të ndryshme dhe të sakta dhe për këtë ai i deklaron.Me thoni një rast që dikush t’a ketë hellë në gjyq. Bëjnë deklarata por veprime juridike nuk marrin.Pra çdo gjë është e vërtetë si dhe në këtë rast.

  4. Mos harroni qe Berisha ishte ai qe denoncoi i pari ne Facebook gjobat e Shullazit kur askush nuk kishte bythe ta bente. Per lidhjet e Veliajt me Iranin ai nuk ka folur sot por ka vite qe i permend dhe mos harroni ai ka qene kryeminister dhe ka informacion atje ku sta pret mendja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *