• |
ide | kryesore

E vërteta e tallavasë së Edi Ramës

1, 2, Arkiva, Ide
Blendi Kajsiu



Tallavaja socialiste synon ta paraqesë Edi Ramën si një “bir të popullit”, si një “çun lagje” që dëgjon Tit Vullkanin, kërcen dhe gëzon me populllin e thjeshtë dhe rininë shqiptare. Një shqiptar si gjithë të tjerët, një kryeministër rinor jo vetëm për popullin por edhe i popullit. Është një strategji që synon të mbulojë hendekun gjithnjë e më të thellë mes kryeministrit dhe qeverisë së tij nga njëra anë dhe popullit të thjeshtë nga ana tjetër.

Pushteti socialist me Ramën në krye po qeveris gjithnjë e më tepër në funksion të një elite të ngushtë në pushtet. Ndërkohë që elita socialiste në pushtet është pasuruar si kurrë më parë, shumica e qytetarëve, sidmos rinia në zonat më të varfëra të vendit nuk kanë përfituar nga zhvillimi socialist. Ndaj ata po largohen në masë çdo ditë nga vendi ynë.

LEXO ME TEJ:

Fushata tallava e Ramës: Kemi një apendisit tjetër me dy koka 

Që qeverisja socialiste ka prodhuar zhvillim kjo është e pamohueshme. Tirana është një dëshmi e gjallë e këtij procesi. Pavarësisht kullave, betonizmit, trafikut apo ndotjes, Tirana sot është më e bukur dhe më e zhvilluar se kurrë më parë.

Ama që ky zhvillim ka prekur pak ose aspak shumicën e shqiptarëve, edhe kjo është evidente. Përfituesit më të mëdhenj të zhvillmit socialist janë elitat ekonomike dhe ndërtuesit e mëdhenj dhe jo qytetarët e thjeshtë apo rinia shqiptare që dëgjojnë dhe kërcejnë nën ritmin e Tit Vullkanit.
Raporti i fundit i Bankës Botërore (BB) tregon qartë se një nga problemet themelore të qeverisjes aktuale është shpërndarja e përfitimeve nga rritja ekonomike (shiko ketu). Në pjesën “Ndarja e Përfitimeve të Rritjes Ekonomike” raporti thotë se pavarësisht rritjes eknomike niveli i varfërisë në Shqipëri vazhdon të mbetet i lartë dhe i pandryshuar (f. 87). Rreth 33% e shqiptarëve (pra 1 në 3) jetojnë në varfëri, me më pak se 5.5 dollar në ditë. Kjo shifër është edhe më e lartë në zonat veriore me zhvillim më të ulët ekonomik. Sipas të njëjtit raport Shqipëria ka nivelin më të lartë të varfërisë në rajon. Jo vetëm krahasuar më Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, por edhe me Kosovën (f. 88).
Problemi i varfërisë u thellua edhe më tej si pasojë e pandemisë. Ndonëse qeveria Rama ndërmori një sërë masash që e reduktuan deri diku efektin e krizës, këto masa ishin më pak efikase në uljen e varfërisë sonë se masat e marra nga vendet fqinje si Kosova dhe Maqedonia e Veriut (shiko faqen 89 të raportit të BB-së). Ndërkohë asistenca dhe politikat sociale për të lehtësuar varfërinë janë minimale. Shpenzimi për mbrojtjen sociale në Shqipëri është tejet i ulët dhe nën mesataren e Bankës Botërore.

Shkullaku: Udhëtimi i Edi Ramës, nga Liri Begeja tek tallavaja

Por shtresat e mesme dhe në nevojë në Shqipëri nuk goditen thjesht nga mungesa apo dobësia e politikave të mbrojtjes sociale por edhe nga një sistem shëndetësor që u ofron shumë pak mbulim. Gjatë qeverisjes Rama Shqipëria ka investuar shumë më pak se vendet fqinje tek sistemi i shëndetësisë, qoftë për frymë, qoftë si përqindje e shpenzimit buxhetor, qoftë si përqindje e Prodhimit të Përgjithëshëm Bruto (PPB). Sipas raportit të BB-së në vitin 2018 Shqipëria shpenzoi 275 dollarë amerikan për frymë në shëndetësi, që është më pak se gjysma e mestares së vendeve të Balkanit Perëndimor me rreth 600 dollarë amerikan për frymë. Nëse mesatarja e shpenzimit për shëndetësinë në vitin 2018 në Ballkanin Perëndimor ishte 5% e PPB, tek ne kjo është shifër ishte vetëm 2.8%. (f. 93 e raportit)

Ky investim i ulët në shëndetësi, krahasuar me fqinjët, nënkupton një mbulim shëndetësor tejet të reduktuar. Për pasojë qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë nga xhepi shumë prej shpenzimeve shëndetësore, çka godet sidomos shtresat e mesme dhe ato në nevojë. Raporti i BB-së arrin në konkluzionin se investimi i ulët në shëndetësi i ka “ekspozuar shqiptarët ndaj rrezikut të shpenzimeve shëndetësore katastrofale dhe ndaj varfërisë” (f. 93).

U zgjata pak tek çështja e shëndetësisë sepse së fundmi kryeministri Rama u operua në spitalin publik dhe u impresionua me kujdesin dhe ekspertizën që pa aty. Natyrisht është pozitive që kryeministri ynë operohet në një spital publik në vend dhe jo në një spital privat, sidomos jashtë vendit. Është gjithashtu e vërtetë që në spitalet tona publike ka plot investime dhe mjaft mjekë dhe mjeke të afta.

Ama ta shesësh eksperiencën pozitive të kryeministrit si provë të suksesit të sistemit tonë shëndetësor është propagandë mediokre. Eksperienca e qindra mijërave shqiptarëve me sistemin shëndetësor vazhdon të jetë problematike, shpesh e dhimbëshme dhe mjaft varfëruese, sepse një pjesë të mirë të shpenzimeve mjekësore duhet ti paguajnë nga xhepi. Ky është konkluzioni i raportit të Bankës Botërore (BB).

E thënë shkurt, Shqipëria gjatë qeverisjes Rama është zhvilluar vrullëshëm por jo në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Modeli zhvillimor i qeverisë Rama bazohet fort tek sektori i ndërtimit dhe investimet në infrasktrukturë. Është një zhvillim që prek dhe pasuron elitën socialiste (dhe shpesh edhe atë demokrate) që zotërojnë shumë pasuri të patundëshme, pronarët e mediave dhe biznesin e madh ndërtues, por anashkalon dhe shpesh varfëron shumicën e popullësisë shqiptare.
Qoftë modeli zhvillimor i Tiranës (me gjithë anët e tij positive) qoftë propozimi për Dubaizimin e Durrësit, janë projekte që në thelb synojnë të stimulojnë ndërtimin dhe të rrisin vlerën e pasurive të patundëshme. Përfituesit kryesor të këtij modeli janë shtresa e pasur që zotëron pasuri të patundëshme, ndërtuesit dhe bizneset e mëdha, si dhe kapitalet e zeza që pastrohen në sektorin e ndërtimit.

Humbësit e këtij modeli zhvillimor janë qytetarët e thjeshtë, shtresa e mesme dhe e ulët, si dhe brezi i ri që nuk mund të blejnë një apartament në zonat e bukura të regjenerimit urban të prodhuar nga investimet bashkiake. Është një proces që quhet xhentrifikim, zëvendësimi i shtresave të mesme dhe të ulta me shtresat e pasura në zonat e rigjenerimti urban ku çmimet e apartamenteve rriten në stratosferë. Diçka e tillë po ndodh sot tek Liqeni Artificial dhe tek Liqeni i Thatë në Tiranë, dhe nesër do të ndodhë tek porti i Durrësit.

Rama hap fushatën: Kemi fituar 7 palë zgjedhje, do fitojmë për herë të tetë 

Është një model që pasurimin dhe zhvillimin e përqëndron pothuajse tërësisht në qendër dhe në pak duar sepse bazohet kryesisht tek spekullimi me pasuritë e patundëshme dhe jo tek rritja e produktivitetit. Sikurse tregon edhe raporti i BB-së niveli i produktivitetit në Shqipëri është mjaft më i ulët se mesatarja e rajonit. Ndërkohë punësimi cilësor (high skill jobs) është nën mesataren e Ballkanit Perëndimor, sikurse edhe investimi i qeverisë Rama në arsimin publik që gjithashtu është nën mesataren e rajonit (f 15 e raportit të BB-së).

Ndaj punësimi masiv që ofron ekonomia jonë për brezin e ri është me paga të ulëta dhe pasiguri të lartë në bare, hotele apo call center. Janë punë me të cilat është e pamundur të blesh një apartament apo të krijosh një familje. Nuk është rastësi që shumica e të rinjve shqiptar rrezikojnë shumë për tu larguar nga Shqipëria.

Ky realitet është mjaft i prekëshëm po të lëvizësh nga qendra e Tiranës ku zhvillohet pothuajse i gjithë debati ynë publik, shpesh mjaft shterpë. Modeli ynë i zhvillimit varfërinë e masivizon dhe e zhvendos drejt periferisë duke e bërë të padukëshme. Qytete si Kukësi dhe periferia e varfër shqiptare sot fizikisht janë më afër se kurrë kryeqytetit, ka rrugë dhe madje aeroporte që i lidhin me Tiranën. Ama e njëjta periferi është më larg se kurrë Tiranës dhe rajonit si nga pikpamja ekonomike edhe ajo sociale.

Mjafton të krahasosh nivelet e varfërisë në periferinë Shqiptare me nivelet e varfërisë në rajon për të kuptuar se përse barkat e refugjatëve që shkojnë në Angli janë të mbushur me shqiptarë dhe jo me maqedonas, boshnjak, serb, apo malazez. Dëshpërimi i popullit të thjeshtë dhe i rinisë shqiptare është më i madh se ai popujve fqinjë.

Absurdi i hapjes së fushatës së PS me dy opozitat 

Kjo është e vërteta e hidhur që përpiqet të fsheh tallavaja ramiste. Në pamundësi për ti ofruar shpresë qeveria Rama i ofron popullit dhe rinisë tallava, sepse në konceptin e tij elitist “populli tallava do”. Synimi është krijimi i imazhit të një kryeministri “popullor” që dëgjon, kërcen dhe identifikohet me popullin e thjeshtë dhe rininë shqiptare. “Rama e do popullin dhe populli e do Ramën” është mesazhi i tallavasë.

E vërteta është se as kryeministri Rama dhe as qeverisja e tij nuk kanë ndonjë gjë të përbashkët me “popullin e thjeshtë”. Aq më pak ekziston një “histori dashurie” mes tyre. Rama është përfaqësues tipik transformimit të elitës së vjetër komuniste në elitën e re kapitaliste, që më shumë se me dashuri e shikon me dëshpërim popullin shqiptar. Qeveria “socialiste” e Ramës përfaqëson mbi të gjitha interesat e biznesit të madh ndërtues dhe jo ato të rinisë, të shtresës së mesme apo të shtresave në nevojë. Melodia e bukur e Tit Vullkanit nuk e fsheh dot këtë realitet të shëmtuar.

*Shkruar nga autori Blendi Kajsiu per Lapsi.al



26 Comments

  1. Vetem nje rrjesht per parate e pista?
    Domethene ky eshte nje tipar thelbesore e “zhvillimit” te Shqiperise, dhe ze kaq pak vend ne kete artikull?

  2. Nga na e shpike kete “zhvillim pa perfitim”?!…Ne cilin liber, ne cilin manual ekzistoka, qofte edhe teorikisht? Tirana me e bukur?
    A eshte Tirana me e bukur se e viteve ’80?!…. kur ndertoheshin shatervane e lulishte ne te kater anet? Dhe kur shqiptaret mbanin radhe per nje shishe qumesht, per 1 kg mish me tallon e gatuanin me furrnelle vajguri?!…
    Mirepo Tiranes se bukur te atyre viteve, tiranasit dhe gjithe shqiptaret I ” bene naften”, duke ia mesyre malit dhe detit ne nje eksod te pa pare e degjuar! A nuk ngjan Tirana-bashke me propaganden shurdhuese te lalit sot, si Tirana dhe propaganda e Xhelil Gjonit dje?!… Cfare I bashkon?….Ikja e shqiptareve, varferia e skajshme, elita dallkauke, injorante dhe pa vizion, dje dhe sot!….

  3. Nuk behesh dot kurre analist ti o z.Kajsiu . Je aq partiak sa eshte nje analist “i pavarur” qe eshe njekohesisht edhe keshilltar i Lejfenit . Na myten analistin “e pavarur” qe marrin rroga nga qeveria .

  4. ka dyshime të forta se Trebicka është eliminuar nga persona me pushtet, për shkak të asaj që dinte për aferën korruptive të Gërdecit.

    Autopsia e Trebickës asokohe u krye me pjesëmarrjen e katër ekspertëve mjekoligjorë, nga të cilët dy ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë. Një prej tyre në atë kohë ishte ish-zëvendësdrejtori Admir Sinamati, i cili sot është kandiduar nga Berisha për Bashkinë e Kukësit. Sinamati shpesh herë është akuzuar se ka manipuluar autopsinë që i është kryer Trebickës.

  5. Te përgëzoj për këtë shkrim të plotë e analitik, z. Kajsiu.
    Më në fund nuk mund të fshihet Shqipëria reale, se populli thotë që “minareja nuk futet në thes”.

    Megjithatë, në mes të fushatës elektorale z. Escobar na udhëzoi të ecim “përpara “, pra me Ramën në ballë, se kështu na duan apo se tërmeti McGonigal mund të japë goditje të tjera…

  6. Tirana eshte nje shkaterrim urban dhe shkretetire ekonomike. Kur do te mbrosh nje lavatrice qe shkaterron shendetin e 1 milion banoreve eja dhe jeto ketu. Ec trotuareve si shtigje dhensh, te thithesh oksigjenin e kullave, te shohesh horizonte babezie

  7. Ka nje kotradite te madhe ne shkrim qe Kajsiu nuk merr mundimin ta shpjegoje.

    Kendej kemi nje zhvillim te pamohueshem (sipas Kajsiut) por nga na tjeter nuk kemi investime (pervecse ne ndertim) nuk kemi prodhim kemi varferine me te madhe ne rrajon, etj etj. (gjithashtu sipas Kajsiut).
    Kajsiu shkuan e shkruan po nuk perpiqet te shpjegoje kete fenomen.
    Sigurisht ka ndertime ka edhe zhvillim, kjo eshte e pashmangshme, vetem sistemi komunist te con ne falimentim.
    Pyetja qe duhet te shtrohet eshte:
    A do kishte zhvillim me te madh Shqiperia, nese qeveria Rama do te kishte luftuar korrupsionin, nese do te mbronte rendin, nese do te zhvillonte nje ekonomi me konkurence te drejte e te barabarte dhe jo per oligarket prane tij. Sigurisht qe zhvillimi do te ishte shume me i dukshem dhe do ta ndjenin edhe klasa e varfer dhe e mesme. Sigurisht, ky zhvillim eshte mbeshteur tek parate e pista qe po pastrohen ne cdo cep te Tiranes.
    Ne fakt as qe mund ta quash zhvillim…..

  8. Per autorin – shkrimi nuk është as mish as peshk. Kur të vish në nivelin e Andit që sulmon hapur maskarenjtë e qeverisë së kuqe, atëherë mund të merresh disi seriozisht. Kij parasysh se ketu ke të bësh me lexues të zgjuar që e njohin mir tradhtarin një kilometër larg.

    Edhe njëherë – Mos ja shit shpirtin dreqit !!

  9. Dhe kali i trojes e ka zili kete pis qe hiqet si intelekt i pavarur. Nxirr faturen e shkrimit dhe vazhdo biznesin o pleh. Te mbrosh shkaterrimin me te madh bere tiranes si zhvillim dhe me kopili nuk e merr persiper

  10. Blendi ke leke per te pastruar hajde. Mos na lodh me shkrime qe as bashkia nuk ti lexon as ti beson. Po si mo gomar eshte zhvilluar nje qytet qe ska transport, ska parkim, ska hapesire, ska trotuar , ska gjelberim , ska ekonomi vec droges. Po kur merr leket si i numuron o qorr

  11. Padiskutim qe Tirana ka zhvillim perpara.

    Kajsite jane bere pjeshka dhe shkruajne si tranguj.

    Aeroporte, autobuza, gomone, kamiona, furgona jane sheshet ku ky zhvillim reflektohet

    Ik puno me ndershmeri o Blendi boll vodhe me genjeshtra

  12. Pershendetje, Z. Kajsiu.

    Shkrim tipi i juaji, qe gjithmone thone vetem 1/2 te verteta.

    1- Si fillim, Tirana eshte zhvilluar sipas kendveshtrimit tend sepse harron faktin qe jane 8 vite ne pushtet E. Velia. Normalisht edhe nje familje mesatare, pas 8-viteve do e kete blere nje frigorifer edhe nje Televizor. Eshte efekti kohe qe ta jep kete favor…. jo aftesia e mire shume e E.Velise.

    2- Zhvillimi i ardhur nga kullat, nuk ka te bej aspak me aftesine e Bashkis (pervec faktit qe jep leje pa kriter). Te shikosh doren e Bashkis ne kete zhvillim qe thua, mjafton te shikosh kullat mbas sahat te Tiranes. Katastroe urbanistike.

    3- Ti aktualisht je ne Kolumbi, edhe duhet ta kuptosh me mire se te gjithe ne te tjeret se cfare te ben paraja e droges. Se cfare zhvillimi te sjell paraj e piset. Mos i fshih keto detaje z.Kajsiu sepse je edhe pedagog.

    4- Fiksimi jot kunder Berishes dhe brymosja jote me fryme majtiste, te ben qe te shikosh gjithmone dicka te bukur edhe tek drejtimi i majt.

    5- KANE IKUR 1 MILION SHQIPTARE O Z. KAJSIU. Nga ky super suksese i Tiranes, eshte per te ikur naten, sepse nuk blen dot nje shtepi nqs nuk ke nje shtepi bari ne Angli. Por keto jane detaje dytesore nga ty.

    Respekte Profesor, edhe ti si gjithe emigranten (emigrant ekonomik apo politik, pak rendesi ka) e keni humbur aftesin per ta kuptuar realitetin shqiptare aktual.

  13. Per zotin Kajsiu. disa çështje që kanë ndikuar në zhvillimin urban të Tiranës dhe në cilësinë e jetës në qytet.

    1. Mungesa e hapësirave të gjelbërta: Tiranën e karakterizon mungesa e hapësirave të gjelbërta, ku banorët mund të relaksohen dhe të qetësohen. Ndërkohë që qyteti ka shtuar numrin e ndërtesave dhe infrastrukturës, ai nuk ka pasur në plan dhe nuk ka zhvilluar hapësira të mjaftueshme të gjelbërta.

    2.Problemet e trafikut dhe ajrit të ndotur: Në Tiranë ka ndodhur rritje e ndjeshme e popullsisë dhe të numrit të makinave, duke sjellë probleme serioze trafiku dhe ajrit të ndotur në qytet.

    3.Ndryshimi i pejsazhit urbano: Rritja e ndërtesave të larta në Tiranë, sidomos në qendër, ka ndryshuar pejsazhin urbano të qytetit. Shumë nga këto ndërtesa janë ndërtuar pa respektuar parimet e planifikimit urban dhe të historisë së qytetit.

    4.Dëmtimi i trashëgimisë kulturore dhe historike: Në Tiranë ka pasur dëmtim të trashëgimisë kulturore dhe historike në disa raste, veçanërisht në periudhën e viteve ‘2015 dhe më pas, me teatrin dhe te tjere

    Ndikimi i parave të pista në ndërtim: Në Tiranë ka pasur raste të shumta të parave të pista në ndërtim dhe investime të paligjshme në ndërtim. Kjo ka shkaktuar shkatërrim të hapësirave publike dhe shkatërrim të mjedisit.

    Mungesa e planeve afatgjata të zhvillimit urban: Tiranës i mungon një plan afatgjatë i zhvillimit urban, i cili do të ndihmonte në menaxhimin e zhvillimit të qytetit në mënyrë të qëndrueshme dhe të përsht.

    7. Ndërtesat pa leje në mes te Tiranes. Tiranën e ka ndërtuar një numër të madh ndërtesash pa leje, të cilat kanë shkaktuar shumë dëme në qytet. Këto ndërtesa, shpesh herë, kanë ndodhur në zonat e hapura apo me rrezikshmëri, duke lënë pas ndotjen e mjedisit dhe shkatërrimin e hapësirave publike.

  14. Gojoret me te mira pushtetit dhe zhvillimit ja ben Tema. Lapsi me Kajsiun ka hyre kot ne gare. Nuk eshte fare etike te besh keshtu gojoresh gjysmake e ta le thate

  15. problemet kryesore që kanë ardhur si rezultat i korrupsionit dhe ndërtimit masiv në Tiranë:

    Kufizimi i hapësirave publike – Ndërtimi masiv ka rezultuar në kufizimin e hapësirave publike në Tiranë. Kjo ka ndikuar në cilësinë e jetës së banorëve, si dhe në pamjen e qytetit.

    Zgjerimi i ndërtesave në hapësirat e gjelbëruara – Ndërtimi i palëkundur i ndërtesave në hapësirat e gjelbëruara ka ndikuar në zhdukjen e këtyre hapësirave dhe rrezikon biodiversitetin e zonës.

    Cilësia e ndërtimeve – Korrupsioni dhe ndërtimi masiv kanë ndikuar në cilësinë e ndërtimeve në Tiranë. Shumë ndërtime kanë rezultuar të pabaza dhe shumë prej tyre kanë pasur probleme me strukturën e tyre.

    Mosrespektimi i rregullave ndërtimore – Në shumë raste, ndërtuesit nuk kanë respektuar rregullat ndërtimore dhe kanë ndërtuar në zona të ndaluara ose të rrezikuara nga lëkundjet e tokës.

    Trafi i rëndë në qytet – Ndërtimi masiv ka rezultuar në rritjen e trafikut në qytet dhe kjo ka ndikuar në cilësinë e jetës së banorëve dhe në mjedisin e tyre.

    Mungesa e hapësirave të gjelbëruara – Ndërtimi masiv ka rezultuar në mungesën e hapësirave të gjelbëruara dhe kjo ka ndikuar në cilësinë e jetës së banorëve.

    Rreziku nga tërmetet – Ndërtimi i ndërtesave pa leje dhe në zona të ndaluara ka ndikuar në rrezikun nga tërmetet dhe ka shkaktuar shumë dëme gjatë tërmetit të vitit 2019.

    Ndikimi në shëndetin publik – Korrupsioni dhe ndërtimi masiv kanë ndikuar në shëndetin publik të banorëve të Tiranës, duke krijuar mjediset e papërshtatshme për banim dhe punë.

    Mungesa e hapësirave të reja – Ndërtimi masiv ka zënë shumë hapësira që mund të përdoren për ndërtime të reja, si për shembull për ndërtimin e parqeve të reja ose për zgjerimin e rrugëve.

    Shkatërrimi i trashëgimise kulturore, historike

  16. Do të bëj disa pyetje dhe dua përgjigje për persona konkretë. Kush është për ju Sali Berisha?

    -Sali Berisha ashtë komunist i maskum, që ka eleminu të djathtën e pastër dhe i ka shkaktu shumë dëme Shqipnisë e shqiptarëve. Shpërtheu depot e armëve duke thanë se po na sulmon Jugu. Krijoi firmat piramidale, akuzohet për eleminimin e sa e sa viktimave duke i zhduk fizikisht, duke u pasuruar me gjakun e popullit shqiptar. Mbrojti diktatorët, duke mos i çu në gjyq për krimet e kryme,cecene e shpellkare mundohen te konkurojne kajsiun,cfare i ka bere Haloperidoli i salihut ketyre dobicave te kopilit serb salih

  17. qëndrimi që mban sot Sali Berisha ndaj Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve, është I njëjti si qëndrimi që mbante Enver Hoxha anglo-amerikanëve. Në fakt, ajo se çfarë realisht Sali Berisha kërkonte të bënte në Shqipëri, ishte të krijonte një lëvizje anti-amerikane. Për herë të parë në tre dekada demokraci dhe për herë të dytë pas Enver Hoxhës, në historinë e shtetit dhe të kombit shqiptarë, fillonte kjo lëvizje. Që prej shpalljes non grata nga SHBA-të, inkurajues I korrupsionit madhor dhe minues I demokracisë

  18. jashtë çdo kontrolli të KQZ-së, Sali Berisha po bën një fushatë intensive zgjedhore dhe sipas AMA-s qëndron në krye për kohë televizive. Ku i gjen paratë Sali Berisha për të mbuluar shpenzimet e një aksioni politik 20-muajor me vetëm 100 mijë euro kursime? Cili është burimi i financimit? A është gjithë ku aksion dëshmi e një historie korrupsioni dhe pastrimi parash?!

  19. Salih u lodhe duke kerkuar debat me ramen,por zgjedhjet jane lokale o spiuni serb salih,kerkoji rames qe te vij ne debat por duhet tja lepish karin dhe bythen rames dhe te jesh i bindur qe rama do vij ne debat me ty,nuk do perfilli dhe non garda qe amerika te ka vene damken,prandaj lutu salih.

  20. Media e rublave nuk e thote qe ky kriminel i vogel djali i gjygjtarit te salihut e metaj qe eshte larguar nga sistemi para se te fillonte Vetingu dhe njeheresh krahu i djathte i kandidatit per kryetar bashkie te dyshes salih-metaj ne puke

  21. Ku e ka të keqen e tij ky shkrim i Kajsiut ?

    Më së pari e keqja e kësaj analize të tij qëndron në faktin se tendencën e mbulimit propogandistik të Dymetroshit, me investime të dyshimta e para të pista vetëm për fasadat, e sheh si “zhvillim”
    E pranon diku Kajsiu që ky “zhvillim” është i njëanshëm, vetëm për një elitë socialiste, por analizon vetëm me faktet e Bankës botërore, pa i hyrë të vërtetës që mund të shihet me sy të lirë.
    E keni dëgjuar disa herë sharllatanin Erion Veliaj të shprehet publikisht, se për Tiranën qënka një “fitore e madhe” se i qenkan rritur çmimet e banesave si në metropolet europiane apo amerikane, e kjo sipas tij na qenka zhvillim pasi shqiptarët tani na qenkan të pasur.
    Po sa është numuri i shqiptarëve e cilët prej tyre e kanë mundësinë që të blejnë apartamente në këto ndërtime me 3000 euro metri katror ?
    Për hir të së vërtetës duhet thënë se jo e gjithë elita socialiste e ka këtë mundësi e po ashtu edhe jo të gjithë biznesmenët, por vetëm ata socialistë e biznesmenë që kanë mbushur xhepat me para të pista nga krimi i organizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *