• |
ide | kryesore

Gafë në BBC/ Nxjerr pa dashje spikeren në transmetim (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
bbc



BBC NEWS u përfshi në kaos pasi u shfaq papritur në transmetim prezantuesja e cila nuk e kishte idenë se diçka e tillë po ndodhte. Prezantuesja Lukwesa Burak sapo kishte mbaruar prezantimin e materialit dhe emisioni në vijim supozohej se do të ishte për një gajdexhi, por në mënyrë të sikletshme ajo u shfaq sërish në studio.

Lukwesa duket se po bënte një pushim të shpejtë mes lajmeve dhe mendoi se do të shfrytëzonte mundësinë për të bërë një shtrirje. Megjithatë, transmetimi LIVE është shpesh herë i paqëndrueshëm dhe mund t’i ndodhe edhe gjigantit mediatik, BBC.

Në këtë situatë gazetarja uli kokën duke e kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe në mënyrë të sikletshme u përpoq ta fshihte ndërsa mbante kokën ulur. Shikuesit nxituan ;të komentojnë në Twitter për të treguar mbështetjen e tyre, duke e quajtur atë një “kampione e mbajtjes së të qeshurës”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *