• |
ide | kryesore

Igli Tare, drejtori i ri sportiv i Juventus: sponsori i shqiptarit është Luciano Moggi

-Instant, F1, Sport
Tare



Juventus është në kërkim të një drejtori të ri sportiv për sezonin e ardhshëm. E ardhmja ende e pasigurt, megjithatë, nxit shumë thashetheme se kush mund të marrë një pozicion kaq delikat. Një konsideratë që lidhet me detyrën e mundimshme për të rithemeluar ekipin në rast penaliteti. E në këtë pikë ka ardhur këshilla e një që futbollin e njeh mirë. Luciano Moggi, ish-drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve ka sugjeruar emrin e shqiptarit Igli Tare.

Kërkimi i mundimshëm ka nisur tashmë në shtëpinë e Juventus. Por detyra nuk do të jetë aq e thjeshtë, sidomos me një klub që nuk ka ende një të ardhme të vendosur dhe të shkruar. Në një situatë të tillë, Luciano Moggi është gati të këshillojë ish-klubin e tij për cilin të vendosë bast për drejtorin e ri sportiv. Duke folur në Radio Bianconera, Big Luciano e sheh të vështirë nënshkrimin me Giuntoli, aktualisht te Napoli: “Ai do ta ketë të vështirë të largohet nga napolitanët”. E ja ku shfaqet edhe emri që i sugjeron Juves: Igli Tare.

Lexo më tej:Juventus në kërkim të drejtorit të ri sportiv: Igli Tare nuk figuron në listën e ngushtë post-Cherubini

“BAST” PËR IGLI TAREN

Luciano Moggi ka zgjidhjen e problemeve të Juventus. E zgjidhja quhet Igli Tare. Shqiptari është aktualisht drejtori sportiv i Lazio, por mund të ndryshojë ambjent sezonin e ardhshëm. Fërkimet me Maurizio Sarri për shkak të pikëpamjeve të ndryshme për lojtarët në merkato të blerë dhe për manovrat e ardhshme të klubit, mund të hapin një dritare të vogël për bardhezinjtë: “Më pëlqejnë ata drejtorë që thonë se nuk veprojnë vetë, por me bashkëpunimin e presidentëve. Më pëlqen shumë Tare, pastaj ndoshta ai nuk do të lëvizë, por do të përpiqesha”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *