• |
ide | kryesore

Justifikohet Rama: Rritjen e pagave e shtynë deputetët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
pagave



Kryeministri ishte në një takim me qytetarët në Kukës në kuadër të fushatës elektorale. Ai hodhi poshtë pretendimet se ka shtyrë rritjen e premtuar të pagave pas zgjedhjeve. Rama tha se pagat do të merren të rritura edhe për muajin prill, kurdo që vendimi të miratohet. Ai sqaroi se pagat e deputetëve dhe qeverisë do të rriten kur të rriten të gjithë pagat e tjera.

“Tani thonë e shtyu Edi Rama rritjen e pagave. Nuk kam shtyrë gjë unë fare. E para njëherë, pagat e mjekëve, mësuesve, punonjësve të sigurisë, janë rritur dhe ata i marrin tani. Të prillit i marrin tani në fillim të majit, siç ndahen. E dyta, unë kam pasur një debat sepse për gjithë rritjen e pagave të tjera duhet të bëhet ligji në parlament.

Unë kam pasur një debat, ligji është në parlament. Qeverisë dhe deputetëve duhet t’iu rriten pagat të fundit fare, domethënë vitin tjetër kur të mbarojë rritja për të gjithë, edhe deputetëve, edhe qeverisë le t’i rriten pagat. Deputetët duan t’i rrisin tani dhe është bllokuar për disa javë kjo punë sepse duan të më bindin mua.

Ose pastaj nuk e di çfarë do të ndodhë, por kjo është arsyeja. Ama, të gjithë duhet ta dinë që edhe nëse rritja e pagave bëhet në maj, edhe nëse bëhet në qershor, të gjithë pagat do t’i marrin me gjithë prillin dhe me gjithë majin,” – u shpreh Rama.

Pak ditë më parë ishin deputetë të majtë dhe të djathtë në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë që u bënë bashkë për të bllokuar projektligjin e qeverisë për rritjen e pagave në administratën shtetërore. Në një mbledhje pa praninë e mediave deputetët kanë kërkuar që të rriten edhe pagat e tyre sipas hierarkisë. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. O te qifsha robt o “arusha mira”. Po per ca karin re duam ty kur te tre mandatet i paske pasur tera dhe ste “paskan lene” termeti, pandemia etj etj te rrisesh rrogat. Qindra milione euro qe paguan njerezve ne kerkim per inceneratore fantazme i ke, kurse per te bere noj investim a per rrritje rrogash nuk jane. Ti je antishqiptari me i ndyre qe ka patur Shqiperia.

  2. Bastard i lindur.Dhe vazhdon me gënjeshtra dhe idiotët i shkojnë prapa. Idiotë që humbin më shumë se sa fitojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *