• |
ide | kryesore

Në çfarë vlere arrin kurorëzimi i Mbretit Charles

Paparazzi, Slider



Prej muajsh ka nisur puna për ceremoninë madhështore të kurorëzimit të mbretit Charles III, që do të mbahet më 6 maj në Westminster. Edhe pse Mbreti Charles ka deklaruar se dëshiron të thjeshtojë kurorëzimin sa më shumë që të jetë e mundur, për të reduktuar shpenzimet mbretërore, shifrat janë marramendëse.

Ceremonia në Westminster, siguria për krerët e shteteve, dekorimet, koncerti.

“Këtë vit monarkia do të kushtojë 850 milionë paund të të ardhurave të PBB-së, që do të mungojnë në buxhet për shkak të festës, bank holiday, plus 100 milionë paund për të organizuar ceremoninë në Westminster Abbey dhe gjithë fundjavën e Kurorëzimit, si dhe buxhetin e Komitetit të Orbit të Artë që merret me festimet. Pra në total do të kushtojë 950 milion paund”- shpjegon CEO i Brand Finance, David Haigh për Raportin e ri Financiar të Windsor.

Kurorëzimi do të ndihet në aspektin ekonomik dhe kjo do të çojë në kritika nga ata që besojnë se monarkia është bërë shumë e shtrenjtë, veçanërisht në këto vite krize, faturash të shtrenjta dhe qirave të larta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *