• |
ide | kryesore

OKB ngre alarmin: Sudani përballet me katastrofë humanitare

-Instant, Lajme, Planet



Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ngritur alarmin mbi gjendjen në Sudan. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje për dhënien fund të luftimeve dhe për mbështetje ndërkombëtare për popullin sudanez. Guterres tha se vendi po përballet me një katastrofë humanitare.

Ndihmat duhet të lejohen në Sudan, dhe na duhet qasje e sigurtë dhe e menjëhershme për të qenë në gjendje që t’i shpërndajmë ato për njerëzit që kanë më shumë nevojë”, tha zoti Guterres gjatë një konference për shtyp në Najrobi, të Kenias. “Civilët dhe infrastruktura civile duhet të mbrohen, dhe punonjësit e ndihmave dhe mjetet e tyre duhet të respektohen”.

Ministria e Shëndetësisë e Sudanit thotë se mbi 500 persona janë vrarë dhe rreth 5,000 janë plagosur që nga fillimi i luftimeve më 15 prill.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *