• |
ide | kryesore

Protesta e studentes në Milano, fle në një çadër për t’i dhënë fund qirave të shtrenjta

-Instant, Lajme, Planet



Studentja 23-vjeçare Ilaria Lamera u bë simbol në luftën kundër qirave të shtrenjta për studentët në Milano. Studentja e re studion për Inxhinieri Mjedisi në Politeknikun e Milanos. Pasi u transferua në Milano për të vazhduar studimet ajo u gjend përballë një pengese të madhe. Ajo nuk mund të gjente shtëpi me qira me një çmim të arsyeshëm. Ilaria thotë se i kërkojnë 600 euro në muaj për një dhomë.
Qiratë e shtrenjta nuk janë të panjohura për Milanon, por 23-vjeçarja Ilaria duket e vendosur të bëjë “betejën” e saj për të ndërgjegjësuar autoritetet dhe për të zgjidhur problemin e strehimit për mijëra studentë.

Të martën, më 2 maj, Ilaria ngriti një tendë jashtë Universitetit Politeknik të Milanos në Piazza Leonardo Da Vinci. E reja deklaroi se deri të dielën e 7 majit do të flinte brenda çadrës në shenjë proteste ndaj jetës së vështirë të studentëve në qytet.
Në krah të Ilaria Lamerës që në momentin e parë kanë qenë shumë student.

“Për vite me radhë, kostot e qirasë në Milano kanë qenë të papërballueshme. Të jetosh në Milano do të thotë që duhet të paguash 600 euro. Këtu nuk llogaritet kostoja e faturave të energjisë elektrike, ujit etj.  E gjithë kjo tarifë për një dhomë të vogël që përshtatet vetëm për një person. Edhe pse situata dihet, ende nuk është marrë asnjë masë për ta bërë më të përballueshëm akomodimin në Milano”, tha ajo.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *