• |
ide | kryesore

17 viktima në 48 orë në Serbi/ Flet Vuçiç: Ishte sulm ndaj gjithë vendit, ne do ta çarmatosim Serbinë

Lajme, Të fundit
serbë Vuçiç



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar ndaj krimit makabër që ndodhi mbrëmjen e kaluar në disa fshatra, ku një person mori jetën e 8 të tjerëve dhe la të plagosur 14 të tjerë. Përballë mediave, Vuçiç u shpreh se njerëzit ishin vrarë kriminalisht, madje e cilëson sulmin jo vetëm ndaj këtyre personave por ndaj të gjithë shtetit.

‘Për herë të dytë në 48 orët e fundit, duhet të shprehim ngushëllimet tona për njerëzit që u vranë sonte në mënyrë kriminale. Çdo fjalë është e rëndë, e tepërt dhe në të njëjtën kohë e pamjaftueshme. Ky është një sulm ndaj tonë, ndaj gjithë vendit!’, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç më pas njoftoi një sërë masash që shteti planifikon të marrë.

“Ne do të marrim 1200 policë në 6 muajt e ardhshëm dhe do të transferojmë edhe 1000 policë të tjerë në shkollë, në mënyrë që prindërit të ndjehen të sigurt, që përveç sigurisë, të ketë një polic pothuajse gjithmonë në shkollë”, tha ai. Nëpërmjet kësaj, jo vetëm që do të rrisim sigurinë, por edhe do ta ulim dhunën e bashkëmoshatarëve në shkollë me 80%,”– shtoi ai.

Siç tha ai, qeveria deri sot do të nxjerrë një konkluzion me të cilin do të urdhërojë MPB-në që të bëjë ndryshime urgjente në ligjin për armët dhe municionin.



3 Comments

  1. Tri ngjarjet e ditëve të fundit në 2 shkolla e në fshatrat pranë Beogradit, ku pati dhjetra te rinj të vrarë e të plagosur dëshmojnë krizën e rëndë sociale, si pasojë e kriminalizimit të shoqërisë serbe.

    Ka 35 vite që Beogradi zyrtar ka ushqyer serbët me frymë militariste, duke i futur 10 vite në luftëra me fqinjët e mbi 20 të tjera duke i ushqyer me ëndrrën e Serbisë së Madhe, ndërkohë që ka shtuar armatimin dhe organizuar grupet e nacionalizmit ekstrem, ka deformuar sistemin e shtypur opozitën dhe shoqërinë civile.

    Deklarata e Vuçiç se “ne do ta çarmatosim Serbinë” është vetëm pohim i gjysmës së të vërtetës mbi realitetin që po përjetojnë qytetarët serbë …

    Përkeqësimi i situatës në Ballkan, rritja e tensioneve dhe rivalitetit SHBA-Rusi në rajonin tonë, sidomos pas luftës në Ukrainë, po jep pasoja të rënda në klimën politike dhe atë sociale të kësaj treve që i takon Europës dhe aspiron BE-në.

  2. Vucic nese mund te carmatos egon e tije per pushtet para te kapluar nga ideologji raciste populli carmatoset vetpor si esht udheheqesi eshte popullii

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *