• |
ide | kryesore

Amber Heard i thotë lamtumirë Hollywood

Paparazzi, Slider



Lart e poshtë po flitet se Amber Heard ka lënë Hollywood-in dhe është transferuar në Madrid, Spanjë.
“Mund të zbuloj se Heard ka lënë Hollywood-in dhe është zhvendosur në heshtje në Spanjë me vajzën e saj të vogël Oonagh”, pohoi Alison Boshoff i Daily Mail në një artikull të botuar të enjten.
Sipas gazetarit, një mik i Heard tha:
“Ajo di dhe spanjisht dhe është e lumtur atje, duke e rritur vajzën e saj larg nga të gjitha zhurmat“.
A do të kthehet ndonjëherë në Tinseltown? Ka mundësi!
“Unë nuk mendoj se ajo po nxiton të kthehet në punë ose në Hollywood, por me siguri do të kthehet kur të jetë koha e duhur, për projektin e duhur,” shpjegoi shoqja, sipas raportit të Daily Mail.
Aktorja shiti shtëpinë e saj në korrik 2022 për 1.1 milionë dollarë dhe që atëherë ka kaluar mjaft kohë në Spanjë. Kjo shpërngulje e saj vjen pas gjyqit të famshëm për shpifje, me ish-bashkëshortin Jonny Depp



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *