• |
ide | kryesore

Berisha: Vota e 14 majit është votë për përmbysjen e monizmit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar sot zv.kryeministren Belinda Balluku se po bën fushatë me persona me rekorde kriminale në qarkun e Dibrës.

Duke folur në një takim me banorë të Klosit dhe Matit, ai tha se ‘kriminelët elektoralë’ do të ndiqen penalisht pas zgjedhjeve.

Berisha: Këta janë sekti i vjedhjes. Rilindje do të thotë, vjedhje, mashtrim, mashtrim dhe vjedhje. Ndaj dhe kurrë ndonjëherë shqiptarët në një palë zgjedhje nuk kanë votuar më shumë se kësaj radhe për veten e tyre, për qenien e tyre, për mbrojtjen e tyre nga një hajni e paimagjinueshme.

Vota për Skënder Gjucin dhe Bedri Hoxhën është mbi të gjitha votë për ndryshimin e Matit dhe Klosit, është votë për përmbysjen e monizmit, për largimin e të gjithë pushtetit nga duart e një hajduti, siç është Edi Rama dhe klonet e tij.

Çdo biznesmen i Burrelit dhe Klosit, do të ketë një lehtësim të madh në taksa, çdo qytetar do të ketë shërbimet që meriton, çdo fermer, do të ketë subvencionin që meriton. A e dini se çfarë ndodh sot. Në qoftë se Kosova jep 400 euro për hektarë grurë, Edi Rama jep 43 euro për hektarë. Por kush i merr ato 43 euro. Fermeri merr vetëm 3 euro, 40 euro i marrin Agronët e tij, i marrin hajdutët e tij nëpunës.



5 Comments

  1. Mire e ke ti. Aq deshe sa te mereje prap partin. Tani futja kot me kot. Fundja pune e madhe. Se humbe se u dhjeve, aq te ben.

  2. E kerkon voten z.Berisha por nuk hedh posht marrveshjen skandaloze te 2008-es . Kerkon vote por nuk do te ndryshosh as sistem e as rregulla loje . Kerkon vote por nuk jep garanci se neser do jete ndryshe .Dhe kete ndryshim e jep ezeza ne te bardhe .

  3. Ajo qe thua eshte njesoj sikur te thuash se palloshi eshte me kurve se ty por qe gjithsesi nuk eshte zgjidhja.
    Duhet radikalizim NDRYSHIMESH . Ndryshe , rri se je mire .

  4. qëndrimi që mban sot Sali Berisha ndaj Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve, është I njëjti si qëndrimi që mbante Enver Hoxha anglo-amerikanëve. Në fakt, ajo se çfarë realisht Sali Berisha kërkonte të bënte në Shqipëri, ishte të krijonte një lëvizje anti-amerikane. Për herë të parë në tre dekada demokraci dhe për herë të dytë pas Enver Hoxhës, në historinë e shtetit dhe të kombit shqiptarë, fillonte kjo lëvizje. Që prej shpalljes non grata nga SHBA-të, inkurajues I korrupsionit madhor dhe minues I demokracisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *