• |
ide | kryesore

Clinton: Ne e dinim që në 2011 që Putin do sulmonte Ukrainën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
clinton



Në 2011-ën, 3 vjet para sulmit të parë ndaj Ukrainës, Vladimir Putin i kishte thënë Bill Clinton se nuk ishte i detyruar nga Memorandumi i Budapestit të garantonte integritetin territorial të këtij vendi. Deklaratën e ka bërë vetë ish-presidenti amerikan duke ngritur pikëpyetje nëse SHBA dhe aleatët e saj evropianë duhet të ishin më të përgatitur për atë që ndodhi në 2014-ën, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe sulmoi Donbasin.

Clinton tha se kishte biseduar me presidentin rus në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku Putin i kishte përmendur çështjen e memorandumit, sipas të cilit Ukraina, Bjellorusia dhe Kazakistani ranë dakord në vitin 1994 të heqin dorë nga arsenali bërthamor që trashëguan në territorin e tyre nga Bashkimit Sovjetik, në këmbim të garancive që sovraniteti i tyre do të respektohej “brenda kufijve ekzistues”.

Ky memorandum u nënshkrua nga Boris Yeltsin në emër të Rusisë, Clinton për SHBA-në dhe John Major në emër të Mbretërisë së Bashkuar duke vepruar si një vend i tretë garantues.

“Putini më tha në vitin 2011, tre vjet para se të merrte Krimenë, se ai nuk ishte dakord me marrëveshjen që bëra me Boris Yeltsin, se ata do të respektonin territorin e Ukrainës nëse hiqnin dorë nga armët e tyre bërthamore”, – tha Clinton të enjten në një qendër kulturore dhe komunitare hebreje në Nju Jork.

“Putini më tha: “…Unë e di që Boris pranoi të firmoste bashkë me ty dhe John Major dhe NATO-n, por ai kurrë nuk e kaloi atë përmes Dumës [parlamentit rus]. Kemi edhe nacionalistët tanë ekstremë. Unë nuk jam dakord me të dhe nuk e mbështes dhe nuk jam i detyruar prej tij”. E dija që nga ajo ditë që ishte vetëm çështje kohe”, – tha ish-presidenti Clinton për sulmin e Putinit.

Udhëheqësi rus kishte nisur tashmë një pushtim të Çeçenisë në 1999 dhe Gjeorgjisë në 2008. Pas marrjes së Krimesë në vitin 2014, Putin pretendoi se Rusia nuk ishte e detyruar nga Memorandumi i Budapestit, sepse revolucioni i Maidan dhe ndryshimi i qeverisë në Kiev në fillim të atij viti nënkuptonin se Ukraina ishte bërë një shtet tjetër.

“Në lidhje me këtë gjendje, ne nuk kemi nënshkruar asnjë dokument të detyrueshëm,” – tha Putin. Megjithatë, biseda e tij me Klintonin sugjeron se Putini kishte vendosur të mos respektonte marrëveshjen vite përpara kryengritjes së Maidan.

Daniel Fried, një ish-ndihmës sekretar i shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike, tha se komentet e Putinit drejtuar Klintonit nuk kanë qenë të njohura mes anëtarëve të administratës Obama, por shtoi se ish-presidenti duhet t’ia ketë thënë këtë gruas së tij, Hillary, e cila ishte sekretare e shtetit.

Fried thotë se Putini kishte kërcënuar integritetin territorial të Ukrainës edhe 3 vjet përpara takimit të Davosit me Clinton. Në një takim të këshillit NATO-Rusi në prill 2008, gjatë administratës së Bushit, Putin deklaroi se kur Krimea ishte transferuar nga Republika Socialiste Federative Sovjetike Ruse në Republikën Socialiste Sovjetike të Ukrainës në vitin 1954 “nuk u ndoqën të gjitha procedurat ligjore”.

“Isha i pranishëm, i ulur pranë këshilltarit të atëhershëm polak për sigurinë kombëtare, Mariusz Handzlik. Ne të dy u alarmuam dhe u kthyem nga njëri-tjetri duke thënë: “A e dëgjuat ju atë që dëgjova unë?”

Që nga ai moment, kuptova se Putini do të kthehej në Ukrainë dhe këtë ua thashë sekretarit të shtetit dhe këshilltarit të sigurisë kombëtare në administratën e Bushit. Qeveria amerikane u befasua nga operacioni rus kundër Krimesë, por nuk duhej të ishte, duke pasur parasysh paralajmërimet” tha Fried. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Komunizmi ishte fatkeqësia më e madhe botërore.

    Janë fajet e Rusveltit, por më shumë të Anglisë dhe Francës që ju kundërvunë hitlerit dhe mbështetën sovjetikët në 1939, se pa këtë mbështetje Hitleri do ta kishte çrrënjosur komunizmin!

    Mes dy të këqijave hitleri ishte më e vogla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *