Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi ka rrahur vajzën e tij të mitur. Ndaj tij rëndon akuza për dhunë në familje ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.
Njoftimi i policisë:
Ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur, vihet në pranga 47-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur.
Materialet në ngarkim të shtetasit A. Ll. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.