• |
ide | kryesore

Fotoja e këtij ajsbergu në Kanada bën xhiron e internetit

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
ajsberg



Ishte një ditë e qetë pranvere kur fotografi kanadez Ken Pretty vuri re një ajsberg në formë interesante 30 metra në brigjet lindore të Newfoundland. Ai kishte ngritur në qiell një dron dhe në këtë moment kuptoi se copa e akullit kishte një ngjashmëri të veçantë me një pjesë karakteristike të anatomisë njerëzore mashkullore.

“Duke e parë nga toka, nuk ishte mjaft e qartë. Por sapo ngrita dronin atje, ishte joreale se si dukej. Dhe dukej tamam siç, ju e dini…” – tha ai. Pretty tha se ngjashmëria ishte aq e theksuar sa shumë kishin supozuar se imazhi ishte i rremë. “Njerëzit nuk besojnë se është i vërtetë. Ata mendojnë se është fotoshop. Mund t’ju them se është i vërtetë.” Pretty tha se një ditë pas fotografisë, pjesa e sipërme u shemb.

Imazhet e Pretty shkaktuan mjaft të qeshura në Facebook. Një grua e quajti atë “dickie-berg”. Ajsbergët kanë qenë prej kohësh një tërheqje fitimprurëse për turistët, të cilët dynden në bregun lindor të Newfoundland gjatë muajve të pranverës kur copat e akullit të Grenlandës lëvizin në Oqeanin Atlantik. Qeveria e Newfoundland që drejton faqen e internetit të Iceberg Finder ka identifikuar 66 ajsbergë që po kalojnë aktualisht në këtë zonë.

Shumëkush beson se atje është uji më i pastër në planet ndaj ajsbergët mblidhen gjatë pranverës. Ndaj vizitorët marrin atje unë me shishe që shitet në të gjithë botën, duke përfshirë Kinën, Korenë dhe Arabinë Saudite. Në vitin 2019, hajdutët grabitën ujë ajsbergu me vlerë 9000 dollarë. ©The Guardian, LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *