• |
ide | kryesore

Hetimet ndaj Ahmetajt/ Merren në pyetje familjarë dhe biznesmenë

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon me mbledhjen e provave dhe administrimin e dëshmive ndaj personave që dyshohet se kanë lidhje me ish-zv kryeministrin Arben Ahmetaj.

Sipas burimeve bëhet me dije se pranë ambienteve të SPAK, janë thirrur për t’u marrë në pyetje disa persona lidhur me hetimet që struktura antikorrupsion po kryen ndaj deputetit socialist.

Agjentët e Byrosë Kombëtare të hetimit dhe prokurorët e SPAK, kanë marrë në pyetje familjarë të Ahmetajt, të bashkjetueses së tij, 5 biznesmenë por edhe personazheve të mediave, por akoma nuk dihet emri i këtyre të fundit.

Mësohet se mes personave që i janë marrë dëshmitë janë biznesmenët që kanë ndërtuar vilat në Hamallaj, por edhe Palasë, prona të cilat janë në emër të bashkëjetueses dhe ish-bashkëshortes së Ahmetaj.

Rreth një muaj më parë dy vilat në këto zona janë sekuestruar me urdhër të prokurorisë së posaçme në kuadër të procedimit 277/1. Përveç biznesmenëve SPAK ka pyetur edhe për të afërm të deputetit, por edhe njerëz të mediave që dyshohet se mund të kenë lidhje me Ahmetajn. Prokuroria e Posaçme po e heton për tre akuza ish-zv/kryeministrit Ahmetaj.

Mësohet se SPAK ka nisur hetimet ndaj ish-numrit dy të qeverisë për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. Në këto raste hetimet po kryehen për korrupsion dhe pastrim parash.

Akuzat ndaj Ahmetajt:
Ish-ministri akuzohet për shpërdorim detyre dhe nëse do të shpallej fajtor për këtë akuzë rrezikon deri në 7 vite burg. Akuzat tjetër ajo e korrupsionit pasi të zyrtarëve të lartë është akuza që Ahmetajt plot 12 vite burg nëse do të dënohej nga gjykata. Ish-ministri akuzohet edhe në bazë të nenit 257 të Kodit Penal, për përfitim të paligjshëm të interesave që parashikon dënim deri në 4 vite burg. Dhe akuza e fundit është ajo e pastrimit të parave e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal që për të cilën ish ministri rrezikon deri në 15 vite burg.

Neni 248: Shpërdorimi i detyrës

Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.

Neni 260: Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë

Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet.

Neni 257: Përfitimi i paligjshëm i interesave

Mbajtja, ruajtja ose marrja e drejtëpërdrejtë ose e tërthortë, nga persona me funksione shtetërore apo shërbim publik, i një interesi të çfarëdoshëm në një ndërmarrje ose operacion, në të cilat në momentin e kryerjes së veprimit ka pasur detyrën e mbikqyrjes, administrimit ose likuidimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet.

Neni 287: Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale

Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, nëpërmjet:

a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;
b) fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë, burimit, vendndodhjes, disponimit, zhvendosjes, pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penal ose i veprimtarisë kriminale;
c) fitimit të pronësisë, posedimit ose përdorimit të pasurisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;
ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave;
d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;
dh) këshillimit, ndihmës, nxitjes ose thirrjes publike për kryerjen e secilës prej veprave të përcaktuara më sipër;
– dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.



6 Comments

  1. Qajini hallin, kalorësit qe i varen kembet.kombet.. budallenj ..e gjitha loje propagande per te bindur delet, se ligji eshte njësoj per te gjith

  2. O vlla po keta qe kan vra dhe kane pre live pse si arresto kush????. Ne France po te protestonin njerzit kunderr korupsionit si mrastin e videos smetes dhe presidenti ti vriste live ne tv nuk do mbinte bar per 100 vjet ore seriozisht keta dalin duan pishtet, kan platforma, iu qajne hallet popullit, jetojne pa frik fare as nga ndeshkimi. I bie qe te kene ber marrveshje me zotin rama se shpjegim tjet nuk ka.

  3. Edhe keta ustallaret e Skap-sit po mundohen ta “hetojne” si veper individuale. JO JO !! Kjo eshte VEPER PENALE e kryer nga nje grup i mirestrukturuar kriminal, ku ka kryesisht elemente e zyrtare publike shteterore te larte dhe shume aktore te tjere si “Businesmen/e”, gazetar/e dhe media.
    Nese keta nuk e kryejne hetimin siç duhet pra duke perfshire te gjithe “TE PERFSHIRET” me mire ta dhjesin kete pune sepse jam i bindur qe nuk do bejne as vrime ne uje

  4. Ahmetaj bashkepronar i fshehur bashke me Vilma Nushin tek Restorantet Ulliri ne Teg ,ne Palase dhe tek selia e PS.

    Investigoni edhe ato.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *