Numri i fundit i revistës kontroverse satirike franceze “Charlie Hebdo” i është kushtuar ceremonisë së kurorëzimit të Charles III si mbret i Britanisë së Madhe që ngjitet zyrtarisht në fron këtë fundjavë. Por ajo që ka bërë revista satirike, e famshme për polemikat e saj, duket se ka shkuar shumë larg.
Në kopertinë shfaqet mbreti i ardhshëm, me titullin: “Një kurorëzimi i suksesshëm”. Deri këtu nuk është keq, por imazhi i kopertinës përshkruan Charles me pamje qesharake dhe që mban në kokë kafkën e gruas së tij të ndjerë Dianës të mbushur me krimba.
Të pranishëm janë edhe djemtë e tij, Uilliam dhe Harry që thërrasin: “Edhe mamaja erdhi!” Imazhi tregon qartë se Charlie Hebdo-s ka shigjetuar zhurmën mbytëse që po shkakton kurorëzimi në të gjitha mediat me pjesëmarrës nga e gjithë bota.
Ajo pasqyron edhe ndjenjën e një numri të madh të publikut britanik se Camilla nuk e meriton titullin e Mbretëreshës. Më poshtë janë edhe disa nga karikaturat e publikuara para kurorëzimit. ©LAPSI.al









Hane mut kot se me islamistet nuk e kruajne dot! E DINE QE NUK I VJEN GJE DHE I DERGOJNE NJE SINJAL TERROERISTEVE SE: “NUK JEMI ZEMERUZAR DHE AQ ME JU”Ne fakt pas maskrave ne Paris, presidentui i kohes Hooland deklarion se ja u kemi ne te falur vdekjet e pafajshme te francezeve! Mut muti!