• |
ide | kryesore

Nuk është betejë për gjoksin e Çiljetës, por për cilesinë e jetës

1, Arkiva, Ide
andi bushati



Fushata e gërditshme e Erion Veliajt për të vënë në rresht personazhe të njohur të estradës, të cilëve u ka sponsorizuar shfaqet apo koncertet, ka futur njëkohësisht në kurth si mediat, po ashtu dhe një pjesë të madhe të publikut. Disa merren me mercenarët artistikë që ndryshojnë kamp sipas pushtetit të radhës, disa me amoralitetin e vipave që këndojnë sipas kërkesës së pagatorit, ndërsa të tjerë kanë degraduar deri në zënka se kur ishte më joshëse Çiljeta: me format e bëshme që shfaqte përkrah Salës, apo me mpakjen plastike të periudhës së Lalit. Kjo e fundit ishte ftuar madje një emision për të përligjur transformimin e saj politik, ku i shpjegonte një intervistueseje me nivel IQ të ngjashëm me të sajin, se pasioni për Erionin i kishte shpërthyer në kulmin e një tragjedie familjare. 

Debilizimi i debatit në pikën se kujt ia kushtoi këngën e radhës, njeriu që urren librat, Ermal Mamaqi, apo se cilit do t’ia ofrojë Topi, Luisin, që mban peng prej muajsh, ka bërë që të margjilalizohen problemet reale bashkë me gazetarinë e mirëfilltë që i ngre ato. 

LEXO ME TEJ:

Pse nuk ngjisin mercenarët e showbiz që mbështesin Erion Veliajn 

Një shembull krejt të ndryshëm dha këtë fundjave emisioni “Piranjat”. Ai kishte marrë përsipër të testonte ndotjen e ajrit në Tiranë, një gjë për të cilën flet shumëkush, por që mbi shpinë e vuajnë vetëm mbarësit e sëmundjeve të rënda apo ata që humbasin jetën. Duke qenë se prej vitit 2016, kohës kur Veliaj miratoi planin urbanistik të betonizimit, Agjensia e Mjedisit e ka ndërprerë matjen që bënte rregullisht në kryeqytet, “Piranjat” pajtuan një kompani italiane që vuri 20 matësa në pika të ndryshme nevralgjike të Tiranës.

Rezultatet e nxjerra nga laboratori i përtej Adriatikut janë alarmante.

Ato përputhen me të gjitha studimet që flasin për shtimin e sëmundjeve të frymëmarrjes apo atyre kardiovaskulare. Ato shkojnë sinkron me përfundimet e Agjensisë Evropiane të Mjedisit, se këtu, humbja e jetëve për shkak të ndotjes së ajrit është e barabartë me atë të vdekjeve nga Covid 19. Ato përputhen me konstatimet se cilësia e keqe e karburanteve dhe lejet marramendëse të ndërtimit, që jo vetëm ndosin ambientin por përqëndrojë popullsinë në një hapsirë të ngushtë, janë shkaqe të këtyre sëmundjeve që i paguajmë jo vetëm me jetë, por edhe financiarisht, me shpenzime shëndetësore.

Raste si ky, duhet të na shërbenin për të ngritur disa pyetje: A duhet rritur kontrolli mbi oligarkët e naftës? A i duhet thënë ‘ndal’ ndërtimit në Tiranë, ashtu sikurse propozon kandidati i vetëm i pa kapur Arlind Qori? A nuk duhet bërë kjo në favor të parqeve dhe hapësirave të gjelbërta? Ç’kafshëri ndodhi që trashëguam 5.2 metra katror gjelbërim për banor nga koha e Enverit dhe kemi përfunduar vetëm me 0.7 m2 për secilin nga ne? A duhet kufizuar radikalisht trafiku në qendër? A duhet taksuar deri në pamundësi biznesi i ndërtimit? Ç’të bëjmë për betonizimin që kap si vlerë deri në 90% të territorit dhe që gjatë të nxehtit të verës i rrit minimalisht në shtatë gradë temperaturat që tregon stacioni meteorologjik?

Katastrofale/ Shikoni (zonë më zonë) çfarë ajri thithim në Tiranë

Ky do të ishte p.sh. një debat real për qytetin, banorët, politikat, zhvillimin e tij, për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Fatkeqësisht kjo mundësi për shkëmbim idesh është mposhtur nga propaganda idiote e 1 milion pemëve që nuk shihen askund, nga ca palaço që Veliaj i përdhunon moralisht duke i nxjerrë xhiro nga liqeni, nga fidanët e mbjella prej vipash që qëndrojnë me taka mbi pleh dhe prej lumit të thirrjeve në instagram për njeriun që ka shndërruar Tiranën.

Në fakt, ai është vrasësi i saj i ngadaltë. Prandaj, sado i shpifur apo i neveritshëm të jetë ky spektakël ai duhet anashkaluar me çdo çmim. Problemi real i këtij qyteti nuk janë as rekrutimi i këngëtareve që ndajnë shtratin me bosët e drogës, as mercenarët e huaj që rikthehen për beteja një ditore në Shqipëri. Erion Veliaj mund të jetë i dëmshëm për talentin korruptues që ka, por ai është vrastar për atë që po i bën qytetit. Ai duhet shikuar vetëm nga ky prizëm. Sepse debatin për gjoksin e Çiljetës, këngën e Ermalit, apo banalitetin e Noizit do ta harrojmë shpejt, por qelizat e imta në mushkëritë tona do të mbeten aty për sa të kemi jetë. 

©Lapsi.al

      



38 Comments

  1. Po Bushat ke të drejtë.Por problemi është se shoh që jep spotet e Ramës. Këtë nuk e kuptoj.Mos dhe ti ata që përmende jeni njësoj.Kritik të jesh por jo i pabesueshëm si ti.Ti vërtetë adhuron Qorrin por problemi është që reklamon një humbës.

  2. po dhe cilesia e jetes eshte dicka qe zgjidhet me nje shkrim ne 4 vite qe beni ju vetem kur kujtoheni per fushate. Ka 20 vite qe te ndryshem e denoncojne ndotjen e ajrit ne Tirane po kush ta japi mediat e kapura, apo piranjat qe deri dje pronarin me kryetarin i kishin shoke. ky denoncim qe beni ju apo piranjat ka 2 dekada qe e ben cdo ambientalist

  3. -nuk e di pse me ket personifikim “ciljete” dhe kengen e saj te dikurshme mu duk sikur ia kendoi Velos: “oh c’ma ke bythen e moir……..” hahahahha😂. . Keto i ka skarcuar jeta copa legenash Palo kengetar.
    Bravo Bushat si gjithmon bjeri ne kok , 👏

  4. Perfundimisht ??? Po na na vrasin me heshtje dhe ne heshtje .
    Po na vrasin me ndotje , po na vrasin me krim .
    Po na vrasin me ndertime per pastrim parash , po na vrasin me karburante ,
    Po na vrasin me çmime por njekohesisht po na vrasin edhe me ushqime (te mbidozuara me helme) .
    Po na vrasin me largime por njekohesisht po na vrasin e dhe me qendrim(sepse shteti i eshte dorezuar krimit).
    E trajtojne Shtetin si prone private dhe popullin si skllavin e tyre .

    Largimi i qelbesit te bashkise eshte domosdoshmeri imediate
    Largimi i kryetarit te qelbesave eshte patriotizem .
    Largimi i sektit qelbes te qelbesirave mavi eshte detyre e çdo Shqiptari te vertete .
    Ndeshkueshmeria e ketij sekti hajnash dhe kriminelesh e bene me te sigurt ardhmerine e keti vendi .
    Ne menyre qe askush te mos e çoje neper ment dhe jo me te guxoje te abuzoje me kete vend e kete popul te shume vuajtur ndeshkimi i tyre eshte melhem dhe njekohesisht mesim per politikanet dhe brezat e ardhshem .

    Shqiperia e Shqiptareve
    Vdekje tradhetareve

  5. ANËS LUMENJVE
    (Poezi nga Fan Noli)

    Arratisur, syrgjynosur,
    rraskapitur dhe katosur
    po vajtonj pa funt, pa shpresë,
    anës elbë-s, anës spree-së.
    ku e lam’ e ku na mbeti,
    vaj-vatani e mjer mileti,
    anës detit i palarë,
    anës dritës i paparë,
    pranë sofrës i pangrënë,
    pranë dijes i panxënë,
    lakuriq dhe i dregosur,
    trup e shpirt i sakatosur.

    se ç’e shempnë derbederët,
    mercenarët dhe bejlerët,
    se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,
    se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
    se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
    Ç’e shkretuan anembanë,
    nënë thundrën e përdhunës
    anës vjosës, anës bunës.

    Çirem, digjem i vrerosur,
    sakatosur, çarmatosur,
    as i gjall’, as i varrosur,
    pres një shenj’ e pres një dritë,
    pres me vjet’ e pres me ditë,
    se ç’u tera, se ç’u mpaka,
    se ç’u çora, se ç’u mplaka,
    lark prej vatrës dhe prej punës,
    anës rinit, anës tunës.
    Çakërdisur, batërdisur,
    përpëlitur dhe zalisur,
    ËndËronj pa funt, pa shpresë,
    anës elbë-s, anës spree-së.

    dhe një zë vengon nga lumi,
    më buçet, më zgjon nga gjumi,
    se mileti po gatitet,
    se tirani lebetitet,
    se pëlcet, kërcet furtuna,
    fryhet vjosa, derdhet buna,
    skuqet semani dhe drini,
    dridhet beu dhe zengjini,
    se pas vdekjes ndriti jeta
    dhe kudo gjëmon trumbeta.
    ngrehuni dhe bjeruni,
    korini dhe shtypini,
    katundar’ e punëtorë,
    që nga shkodra gjer në vlorë!

    ky ilaç e ky kushtrim
    më bën djal’ e më bën trim,
    më jep forc’ e më jep shpresë,
    anës elbë-s, anës spree-së.
    se pas dimrit vjen një verë,
    që do kthehemi njëherë,
    pranë vatrës, pranë punës,
    anës vjosës, anës bunës.

    arratisur, syrgjynosur,
    raskapitur e katosur,
    brohoras me bes’ e shpresë,
    anës elbë-s, anës spree-së.

  6. Kjo qeveri na rruajti k*rin dhe duhet shkundur mire .
    Edhe propaganda e ka nje kufi . Nuk jetohet me barkun bosh .
    Boll eshte boll o kurva te babzitura per pushtet e para’

  7. Me fjale dhe propaganden e sektit mavi dhe lalkurves jemi ne yje .
    Ne realitet jemi bageti te mbyllura ne stalla nga ky sekt antishqiptar .
    Tani vetem te na vene edhe nga nje pale syze jeshile qe edhe kashta te na duket terfil .

  8. Spotet e fushatës që i japin të gjitha mediat, përfshirë Lapsin, sot tregojnë ndryshimet e bëra ndër vite në disa qytete, shumica e të cilave janë projekte të financuara nga qeveria edhe përmes borxheve e kredive në kurriz të shqiptarëve për 30 vitet që vijnë, pra jo arritje të Bashkive.

    Vështirësitë ekonomike të mediave janë të njohura, sidomos atyre që nuk janë blerë nga Rama apo Veliaj, çka bën që të pranojnë çdo lloj reklame të tyre, madje edhe në kundershtim me linjën editoriale.

    Kjo tregon se edhe organizmat ndërkombëtarë , OSBE, BE, Këshilli i Europes, etj, të cilët e njohin mirë realitetin e mediave në Shqiperi, nuk financojnë mediat e pavarura. Ndërsa raportet e “Reportereve pa Kufij” jane ndihmesë e pamjaftueshme për një shtyp të pavarur,

    Duket se demokracia e reklamuar vite më parë, nuk përbën më shqetësim për Perëndimin.

  9. Ciljeta ka thene : Kush do gjoksin tim,te votoje per veline.Ne te kundert kush se voton,do haje pidhin tim.

  10. xxxxxxx 06/05/2023 te 21:13 – Pirdh, pirdh ti dhe bolsheviku Bushati. Perdorni hapesiren dixhitale te Lapsit per te shprehur dufin idiot dhe lengoni sebashku. Rrofte artikujt idiote te Bushatit!

  11. Ke 30 vite gazetar sot u kujtove per cilesine e jetes ne Tirane. Po turp ste vjen qe i leshon keto tollumbace vetem per fushate. Vazhdo shkruaj te mesosh se ku jeton. Mercenar fushate te ben ky shkrim qe se ke shkruar kurre

  12. Keto parametra te cilesise se ajrit jane po te njejta ne 23 vite. Mediave plehre qe bejne lajm pas 23 vitesh se jane prish me bashkine dhe pushtetin. Po 23 vite kancer cfare bete o plehra. Te henen do e harroni prape.

    Turp per ty si gazetar me qera

  13. Te gjithe, kush me shume e kush me pak, jemi “aksionere” ne kete degradim shumeplanesh ku jemi katandisur!
    Ciljeta nuk ka qene demokrate ndonjehere dhe as socialiste sot! Ajo dhe tufa qe ofrohet per te sherbyer kundrejt shperblimit kalon “dore me dore”! Ajo cfare kemi ne ne dore eshte te refuzojme kriminelet e veshur me pushtet, te gjithe pa perjashtim. Jo te zgjedhim te keqen me te vogel!….

  14. do të mjaftonte ballafaqimi I dy modeleve, I asaj se çfarë kërkon dhe ofron Edi Rama në këtë fushatë, duke u përpjekur të paraqes një Shqipëri mendje hapur për ta bërë atë shtëpi të turizmit dhe për rajonin dhe Evropën dhe çfarë ofron Sali Berisha për ta bërë Shpellën e Dragobisë shtëpi të tij, për të kuptuar pa u lodhur sloganin e socialstëve.Te erdhi dita bushat te merresh me gjoksin e nje gruaje sa poshte ke rene o bushati i Bodinakut te bigut

  15. Është kriminale ndotja e hapsirave urbane nga ndërtime pa asnjë kriter urbansitik e të përqëndruara në qendrat e qytetit , siç ka ndodhur me Tiranën.
    Jam plotësisht dakord me kritikat e ashpra që bën Bushati apo qoftë edhe Qorri për këtë dukuri.
    Por ajo që nuk më pëlqen si tek Bushati, edhe tek Qorri, është pretendimi i pasinqertë se qënkan vetëm këta që e kanë ngritur zërin kundër ndërtimeve.
    Ndërkaq e quaj të marrëzishëm pretendimin e Qorrit për ti bllokuar të gjitha ndërtimet në Shqipëri po aq të marrëzishëm sa edhe tendenca e Ramës për tju vënë tritolin ndërtimeve të atyre pronarëve të mediave kritikuese të tij.
    Duhet specifikuar kjartë se cilat ndërtime e ku duhet të ndalohet të bëhen e jo të përgjithësosh këtë kërkesë.
    Me përjashtim të SHBA ku qytetet metropole nuk kanë vlera të mëdha të kulturës së antikitetit e të historisë së arktitekturës së vjetër që duheshin ruajtur, në të gjitha metropolet e Europës plakë, qendrat e tyre nuk janë prishur po ndërtime moderne apo modele modernë ndërtimesh tip Down Town, janë bërë në periferitë e tyre.
    Fatkeqësisht për arsye historike që kërkojnë shpjegime të gjata, duhet ta pranojmë se kryeqyteti shqiptar, nuk ka pasur objekte kulturore të nivelit të lartë të metropoleve europiane, por ama edhe ato pak objekte modeste , duheshin ruajtur pa i mbuluar vlerat e tyre me grataçela si qimet në kokën e një qoseje.
    Pa shkuar në qytete si Roma, Parisi, Londra etj, po merem me Pragën, kryeqytetin e një ish vendi komunist.
    Më ka rastisur ta vizitoj këtë qytet në kohëra të ndryshme në këto tre dekadat e fundit.
    Kur kam qenë në fillim vitet 90-të, e kam parë qendrën e këtij qyteti , kam vënë re se kishte ndërtime shumë interesante të periudhave të ndryshme historike të ngjashme me ato të metropoleve europerëndimore, por ama të lëna pas dore, të pa mirmbajtura apo restauruara.
    Kur e kam parë qendrën e Pragës pas 20 vitesh, jam mrekulluar me ndryshimin e saj.
    E restauruar me kujdes duke ruajtur tërësisht vlerat arkitekturale , dukej si një qytet i ri, por pa gjetur aty asnjë ndërtesë shumëkatëshe të re.
    Edhe praga ka ndërtime të reja moderne, por asnjë në qendrën e saj por në pjesët që quhen Praga e re.

  16. As më shumë e as më pak; çingia Çiljeta , nga ish e krishtera ortodokse , na u kthye në myslymane fanatike me shami (sa edhe maman e detyroi të ndërroj fenë ) dhe më pas , jo shamin hoqi, por edhe brekët , për të gjetur së fundmi vetveten , në shtëpin publike të prostitutave rilindase , për të notuar në luks , para e qejfe të shfrenuara . Këto lloj mostrash nuk mund të mishërojnë as ideale as moral e as njerzillëk , por vetëm interesa paraje e jete të shfrenuar të siguruara nëpërmjet imoralitetit e shitjes së dinjitetit .

  17. Bushat, po për Luiz Ejllin çfarë mendimi ke?
    Sepse ai paska deklaru se nesër ka me shku në Shkodër me mshtet Benet Becin, për mi kthy borgjin, pasi Beneti paska ken burri i vetëm që e paska ndimu kur Luizi ka ken në vshtirsi.

  18. SHKODRA KURRE SDO TA VOTOJE. B E N E D E T A B E C I N KY. MOS ESHTE KASTRUAR KUR NDERON GJENDER KTHEHESH NGA BURRE NE GRUA CFARE DO PRESIN SHKODRANET NGA AI? NJE BURRE GRUA QE KA PERFITUAR. NGA BABI DHE GJYSHI

  19. Opo le te fitoje beneti dhe gjyshi i benetit ,vetem ne tirane dhe ne ne himare duhet te humbin dy antishqiptaret . Erion veliaj dhe bejleri jane antishqiptar

  20. Bushat valle e ke menduar ndonjehere te hapesh ndonje parti apo te bashkohesh me keto partite e vogla se mos valle ju mund te jeni nje lloj zgjidhje apo frymarrje sa do e vogel per te zgjidhur te gjitha keto probleme qe ke vite qe konstaton dhe shkruan.

  21. fushata nuk po ecën siç duhet për Partinë e Lirisë pasi siç shihet edhe nga takimet qytetarët nuk kanë interes ti dëgjojnë. Pas Lushnjes, Kukësit e Kamzës, Berishën dhe Metën i ka braktisur edhe qyteti i Fierit.
    Fotoja e mëposhtëme tregon pjesëmarrjen e dhjetëra militantëve e ithtarëve të Berishës që marrin pjesë në takimin e organizuar në Fier.Kenaqesia e ceceneve e shpellkarit salih eshte kur lincojne te gjithe ata qe kane qene me salihut por sot kane kuptuar kushte salih karaxhic berisha dhe e kane braktisur

  22. Shumë fjale ka kjo botë , që ti numerosh eshte pune e kote ,
    po per cudi kanë vetem nje loje ,
    hyjne neper vesh e dalin neper gojë . . . . . .

  23. Që të akuzosh gjithë dynjanë dhe të mos paraqitesh në gjykatë, të thuash shpifjet nga më monstruoze, t’i futesh njerëzve te vrima e çelësit, poshtë fustanit, në krevat, të merresh me gjithë familjet e gjithë dynjasë dhe të mos kesh kurajon civile të vijë në gjykatë.Bushat merru me gjoksin e Bodinakut e ke ne shtepi gjoksin e ciljetes e shikon ne foto,zgjidh e merr.

  24. problemi jane gomeret e rilindjes qe edhe pse jane pjese e njerezve qe po vriten nga ndotja jane aq te trashe sa prape votojne vilajet qyrkun dhe prape komentojne kunder te dhenave nga laboratori italian.

  25. Në autostradat gjermane lëvizin shumë shoferë maunesh nga Ballkani dhe Europa Lindore. Shpesh ata janë me javë në rrugë, larg familjeve, me kushte të vështira pune dhe të mashtruar në pagesa.

  26. Pushteti okult i dyshes Berisha-Meta mbi shtypin duket i plotë. Dhe kryesorja është se ata kanë listë pagesa në të zezë për shumicën e medias dhe natyrisht një listë të gjatë gazetarësh që janë militantë të tyre të depërtuar në media.

  27. çfarë vlerëson tek kundërshtari i tij Veliaj, Belind Këlliçi u shpreh se vlereson faktin se është një njeri i palodhur në punen e tij.

    “Kam dëgjuar që ai është një njeri i palodhur në angazhimin e tij të përditshëm. Nga ana tjetër, është një njeri i cili është i palodhur për të shkuar drejt objektivit të tij dhe vazhdon dhe punon për të arritur objektivin e tij, qëllimin e tij”, deklaroi Këlliçi.

  28. Ka dyshime se si dhe me çfarë parash financohet instituti i tij i supozuar, i cili nuk ka asnjë referencë shkencore, por është sipas meidave boshnjake, një levë e zakonshme në duart e Zijad Bećirović.

    Në anë tjetër, Bećirović është shfaqur shpesh në Tiranë për takime kokë më kokë me Ilir Metën dhe Sali Berishën. Madje ky i fundit është marrë publikisht në mbrojtje në faqen e institutit të Bećirović, ku shkruhet se ai u shpall nongrata nga SHBA pa prova e fakte.Ku eshte ceceni xixa,salihu e ka zhdukur nga komentet sepse eshte i peshtire si vete rraca e tij cecene

  29. brenda opozitës ndodhet një grup njerëzish të dhunës, që për t’u fshehur e quajnë veten ‘trockistë’. Por në fakt janë militarë. Këta janë shumë larg një shteti dhe shoqërie moderne; këta nuk kanë as principe as mëshirë. Këta dhunojnë njerëz dhe institucione.

  30. Për Berishën, Metën, Dodik dhe Bećirović, BE dhe NATO kanë vetëm zyrtarë të korruptuar që shiten dhe blihen lehtësisht nga qeveria në Tiranë.

    Më herët, mediat boshnjake kanë ngritur dyshime të forta për lidhjet e Bećirović me qarqet radikale islamike dhe burimet e financimit të Institut të tij.

  31. “Do merrje 30 mijë lekë për Sali Berishën”, publikohet biseda, si blehen votat për kandidatin e Tropojës

  32. disa foto ku në mbështetje të Belerit për këtë qëllim, ëhstë edhe anti-shqiptari i njohur si Babis Karathanos i cili është shpallur non-grata nga Shqipëria që prej vitit 2019. Ky i fundit siç duket është aktivizuar në fushatën elektorale të Fredi Beler ii cili është kandidati i koalicionit Berisha-Meta-Dule në Himarë.

  33. moderatori, i cili tha se nje lavazhier kishte thene se voten “do ta japim per Belind Ballukun”, duke i ngaterruar mbiemrin Këlliçit.Cecenet e salihut dhe emrat e kandidateve nuk i dine

  34. “Kur takohej me Ramën e quajtën hero
    Kur takohej me Taulantin e quajtën tradhëtar
    Delet nga berishistët i dallon vetëm surrati bariut….”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *