• |
ide | kryesore

De Laurentiis pa frena e pickon UEFA-n: “Më të fortët edhe në Champions, por na ndalën arbitrat”

-Instant, Sport
De Laurentiis



“Tani fillon një epokë e re, ne shpresojmë të fitojmë edhe vitin e ardhshëm. E pastaj tjetrin dhe atë pas tij. Por tani duhet të fitojmë Ligën e Kampionëve dhe do të përpiqemi nëse gjyqtarët nuk na ndalojnë si këtë vit”. Aurelio de Laurentiis është i ekzaltuar e pa frena para mikrofonëve të transmetuesit amerikan CBS: “Reagimi i publikut është i jashtëzakonshëm, mund ta ndjeni. E kemi pritur këtë moment prej 33 vjetësh. Kur mbërrita te Napoli thashë se do ta ktheja skuadrën brenda 10 viteve të ardhshme në Champions e ia dola më herët. Thashë gjithashtu se do të duheshin edhe 10 vite të tjera për të rikthyer titullin në Napoli. E edhe aty arritëm dy vjet para premtimit”.

Bashkë me gëzimin e madh, De Laurentiis, megjithatë, ka edhe keqardhjen për eliminimin nga Champions League. Një shigjetim i hapur për UEFA-n, të cilin kreu i Napolit nuk hezitoi ta bënte: “Mendoj se këtë vit ishim më të fortët. E dolëm vetëm sepse në të dyja ndeshjet kundër Milan, arbitrimi nuk ishte në nivelin e duhur. Futbolli është i tillë, kjo është UEFA. Ne do të provojmë përsëri vitin e ardhshëm dhe atë pas tij”.

SI U BLE NAPOLI…

Nga Champions League në Hollywood, De Laurentiis kujton kështu fillimet e aventurës në krye të Napolit, që tashmë është kampion i Italisë: “Isha në Los Angeles, po xhiroja një film me Gëyneth Paltroë, Jude Laë dhe Angelina Jolie. E vendosa të shkoj në Capri me pushime për 15 ditë. Zbulova se Napoli kishte falimentuar dhe do të bëhej një ankand, kështu që ofrova 37 milionë euro vetëm për emrin. Kur pyeta se ku ishin lojtarët, më thanë ‘Zoti De Laurentiis, lojtarët nuk janë’. Kur pyeta për strukturat më thanë ‘Z. De Laurentiis, strukturat nuk ka’. Ndaj i thashë ‘më fal po për çfarë kam paguar 37 milionë?’ Vetëm emri? Ah faleminderit…’. Kështu e gjeta veten nga xhirimet e filmave të Hollivudit, në Italinë jugore, ku në çdo qytet të vogël që shkonim, më pështynin në kokë. Por ishte një përvojë e mrekullueshme, më e mirë se çdo film. A janë ata 37 milionët më të mira që kam shpenzuar ndonjëherë? Po”.

Lexo më tej: Napoli kampion pas 33 vjetësh, De Laurentiis: “Fituam të gjithë së bashku”

ATA QË I QESHËN NË FYTYRË

Më pas hapësira për një revansh personal, pas një vere skepticizmi dhe protestash, që u shndërrua në festën më të bukur: “Në fund të majit 2022 ndonjë gazetar më tha ‘por po i shet gjithë ata lojtarë, çfarë do të bësh vitin tjetër?’. E unë iu përgjigja ne do të fitojmë titullin’ dhe shumë qeshën. Vitin e kaluar kishim disa lojtarë të llastuar që nuk kishin më entuziazëm. Kështu që kishim nevojë për fytyra të reja, unë kisha nevojë për një ekip që ishte një grup, të gjithë në të njëjtin nivel. Njerëzit gabojnë kur thonë ‘do ta blejmë këtë lojtar të madh’ sepse ajo që nevojitet është një ekip i vërtetë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *