• |
ide | kryesore

Shehi nuk del fare, Plaku përgjigjet për derbin: “Është mundësia të tregojmë se jemi më të mirë se Partizani”

-Instant, Sport
Plaku



“Kjo ndeshje është diçka që të gjithë presin. Derbi ka një rëndësi edhe më të madhe se varen fatet e sezonit për të dy ekipet, ndaj mendoj se është kulmi i kampionatit”. Sebino Plaku, ndihmësi i Shehit komenton humbjen me Teutën dhe përballjen vendimtare me Partizanin javën e ardhshme. Ish-sulmuesi e ka të qartë se tani tre pikët në derbi mund të jenë gjithcka. “Kjo ndeshje do na jepte qetësi për derbin, por ishim përgatitur për gjithçka. Tani derbi është një mundësi për të treguar që ekipi i Tiranës po shkon të përballet me një ekip si Partizani që janë në kulmin e tyre. Ne e kemi arritur këtë falë shumë sakrificave dhe mendoj se kjo na motivon më tepër. Kjo tregon se çdo ekip që kemi përballë është super i motivuar me ne”.

Plaku pastaj u ndal te mungesat e rëdnësishme. Tirana shkon në derbi pa golashënuesin Hasani, mesfushorin Hila dhe qendërmbrojtësin Behiratche: “Janë lojtarë titullarë, të rëndësishëm, që Tirana ka vuajtur këtë vit pjesën e organikës së plotë. Dashje pa dashje ky faktor ka ndikuar në aspektin psikologjik. U munduam ta kalonim gjatë 90 minutave. Synimi ka qenë të kishim kontingjent lojtarësh të plotë, por gjithë sezoni ka qenë me mungesa. Ndoshta edhe pa vullnetin tonë. Por do të përgatitemi me ata që kemi për ndeshjen e Kupës e derbin”.

MARTINI: “VETËM ME TIRANËN DO DILNIM KAMPION”

“Kur luajmë kundër Tiranës e gjejmë këtë forcë. Kemi marrë 9 pikë në katër ndeshje. Sikur kampionati të bëhej vetëm me Tiranën do të dilnim kampion”. Edi Martini mund të marrë frymë pas kësaj fitore. Teuta pothuaj e siguroi qendrimin dhe tani tekniku mund të reflektojë mbi cfarë ka kaluar. “Ishte një ndeshje e keqe ajo e Kupës. Në raste të tilla Tirana arrin të fitojë. Ne luftojmë të zëmë vendin e katërt, sepse është njësoj si të fitosh Kupën. As Kupa nuk ka mbaruar, kemi dhe një ndeshje – sqaroi Martini -. Unë pres të kthehet Gruda. Të jetë në momentin më të mirë. shpresoj të jetë edhe Karabeci me Kotobellin. Nuk kemi çfarë të humbim. Kemi arritur dhe një objektiv shumë të rëndësishëm për ne”, përfundoi Martini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *