• |
ide | kryesore

Video/ Goditi me shuplakë volejbollisten, FSHV i heq licensën trajnerit Xega

-Instant, Sport
Xega



Pavarësisht daljes në mbrojtje nga volejbollistja direkt e interesuar në çështje, gjërat nuk kanë shkuar mirë për trajnerin e Korça Voley Romeo Xega. Federata Shqiptare e Volejbollit nëpërmjet Komitetit Ekzekutiv ka reaguar ashpër, duke e konsideruar veprim të paprecedent dhunën fizike e psikologjike. Për këtë ngjarje trajnerit Romeo Xega i është hequr licensa nga Federata Shqiptare e Volejbollit. Madje ai është përjashtuar përgjithmonë nga e drejta zyrtare për të ushtruar, drejtuar e trajnuar çdo lloj ekipi pjesë e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombetare të FSHV-së.

Në fakt, gjatë ndeshjes së volejbollit Xega ka ushtruar dhunë fizike ndaj lojtareve të Korça Volley përgjatë pushimeve të lojës. Trajneri është filmuar duke goditur volejbollitet e tij dhe për këtë shkak ai është dënuar rëndë nga FSHV. Në motivacionin e tyre, trajneri Romeo Xega ka qenë disa herë objekt i Komisionit të Disiplinës. Penalizimet me masa të ndryshme disiplinore, bazuar në Rregulloren e Brendshme dhe Kodin e Etikës e Disiplonës të FSHV-së, nuk e kanë bërë që ai të ndryshojë metodat e tij.

Lexo më tej: VIDEO/ Trajneri qëllon me shpullë lojtaren e volejbollit të Korçës

Kështu, Komiteti Ekzekutiv vendosi që “Z. Romeo Xega t’i hiqet licensa e Federatës Shqiptare të Volejbollit. E të përjashtohet përgjithmonë nga e drejta zyrtare për të ushtruar, drejtuar e trajnuar çdo lloj ekipi pjesë e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombetare të FSHV-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *