• |
ide | kryesore

Brazili e ka ndarë mendjen për teknikun Ancelotti: “E presim edhe në mesin e qershorit”

-Instant, Sport
Ancelotti



Brazili prej muajsh është në presing për Carlo Ancelotti. Tekniku italian i Real Madrid, madje kohët e fundit e ka dribluar këtë ide: “Nuk ka asnjë afat për vendimet që duhen marrë, edhe sepse nuk kam folur kurrë me askënd”. Megjithatë, kjo nuk është një aludim në merkato, por një propozim konkret, për të cilin numri një i federatës braziliane të futbollit flet hapur: “Po synojmë te Ancelotti për gjithçka që ka fituar. Sepse ai është një person shumë i denjë dhe korrekt dhe ne e kemi verifikuar. Po bëjmë gjithçka, por me etikë. Nuk dua t’i afrohem dikujt që ka kontratë në vazhdim me një klub. Do të doja të shpallja trajnerin e ri deri në fund të majit, por nuk do të jetë kështu”.

Data e mesit të qershorit nuk është e rastësishme në fakt. Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet më 10 qershor dhe Real Madrid mund të jetë ende në garë atë ditë.

Lexo më tej: Mes Real Madrid e Ancelotti në mes është Raul e Brazili: tekniku i joshur nga Selecao, Blancos nga ikona e tyre

RODRIGUES DEL HAPUR

I intervistuar nga Bein Sports, Ednaldo Rodrigues foli hapur për teknikun italian: “Të gjithë më ndalojnë, në rrugë apo në aeroport dhe më pyesin për të. Më thonë ta marr dhe të më pyesë se kur do të arrijë. Ne po bëjmë gjithçka, por jo në formë të nxituar. Po marrim kohën tonë. Në qershor janë dy takime të FIFA-s, por edhe fazat e fundit të kampionatit spanjoll dhe finalja e Champions League. E po e ndjekim këtë situatë me radarin e ndezur, por pa dashur të shqetësojmë këdo që është ende i përfshirë në ndonjë kompeticion. Do të doja të mund të shpallja trajnerin e ri në fund të majit, por nuk do të jetë kështu.”

“Unë përpiqem të kem etikë – tha numri një i federatës braziliane të futbollit -. E nuk dua t’i afrohem dikujt që ka kontratë me ndonjë klub. Kemi vendosur të jemi të durueshëm dhe të presim të momentin e duhur për të bërë një takim të caktuar. Duke filluar nga momenti në të cilin marrim sinjale pozitive do nisim të flasim dhe do të jemi gati. E vetëm pas kësaj do të mendojmë një plan B. Ne kemi një plan A dhe ju e dini kush është. E them hapur dhe s’ka pse ta fshehim se kemi një farë preference”.

Përse Brazili dëshiron kaq shumë Carlo Ancelotti si trajner? “Unë nuk dua të nënvlerësoj vlerën e trajnerëve tanë – u përgjigj Rodrigues -. Por kemi ndjekur punën e tij si trajner dhe atë që bëri si futbollist. Ai është një person i hapur, i kulturuar që i pëlqen futbollistët brazilianë e di si t’i japë vlerë. Ai shkon mrekullisht me ta”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *