Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Torremaggiore të Foggias të Italisë. Një 51-vjeçar italian i identifikuar si Massimo De Santis dhe një vajzë 16-vjeçare shqiptare, Xhesika Malaj humbën jetën të goditur me thikë.
Autori babai i vajzës së re, 45-vjeçari Taulant Malaj me profesion bukëpjekës i cili tashmë është ndaluar nga karabinierët. E plagosur ka mbetur edhe gruaja e vrasësit të dyshuar e cila është e shtruar në një spital në Foggia.
Por si ndodhi historia. Prej kohësh shqiptari Taulant malaj dyshonte se bashkëshortja e tij kishte një lidhje intime me italianin Massimo de Santis. Rreth orës 2 të mëngjesit të së dielës shqiptari është përballur me italianin në shkallët e pallatit dhe pas një përplasjeje verbale e ka qëlluar me një thikë buke duke e lënë të vdekur në vend. Pas kësaj shqiptari ka hyrë në shtëpinë e tij ku është përplasur me bashkëshorten të cilën e ka goditur gjithashtu me thikë.
Në një moment ka ndërhyrë vajza 16-vjeçare e çiftit me qëllim që të ndante sherrin, por është goditur me thikë nga babai i saj duke mbetur e vdekur në vend. Pas kësaj shqiptari ka filmuar të gjithë skenën duke menduar se bashkëshortja e tij kishte vdekur.
Ai e ka postuar videon e tmerrshme në rrjetet sociale. Pas kësaj ai është larguar nga banesa duke u endur nëpër lagje bashkë me djalin 5-vjeçar. Ishte gruaja që lajmëroi policinë dhe arrestoi 45-vjeçarin shqiptar. Atij i kanë gjetur edhe armën e vrasjes, një thikë kuzhine. ©LAPSI.al

E moj buce e mallkuar
POPULL KAR VOTUES TE PSIKOPATIT
O BO SI AI QEN PLAK QE I KA ARDH NGORDHJA. SHKO TU LEF CDO QYTET SE NUK KA MO CA TE SAJOJ SI ASKUSH SI HA MO RRENAT E GOREVE.
Po kjo femer kurve per kete karikaturen e tradhetonte burrin dhe shkaktoi tragjedine.
Mjer kush ka edhe ne lagje te tille psiqik, imagjino familja. Te dergjet ne burg gjith jetën krimineli i pashpirt. Ekziston divorci o moster
Kur ekzistoka divorci perse nuk e divorcoi ajo buce por qihej me italianin? Te shikojme sa liberal do jesh o Lavqi ppsh kur te kapesh gruan me dike tjeter gje qe sta uroj
Mire ja beri se me divorc i marrin leket burrit keto dhe dalin palagur. Plehrat qe shkerdheheshin nene e bije ne nje kohe me kete shemtiren