Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Bulqizës këtë të diel. Policia thotë se në fshatin Shtushaj, një 39-vjeçar me iniciale A.T. ka qenë duke ngarkuar automjetin e tij kamionçinë me gurë. Policia thotë se ai nuk e kishte siguruar mirë automjetin.
Për pasojë kamionçina ka rrëshqitur duke rënë në banesën e shtetasit I.D., rreth 55 vjeç. Në momentin e rënies së kamionit, 55-vjeçari ka qenë në oborrin e banesës ku është goditur nga automjeti. Policia thotë se si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme. Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. ©LAPSI.al