• |
ide | kryesore

Historia e pazakontë e Charles me modelen australiane

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
charles



Duke dalë nga deti në një plazh australian pas një noti të këndshëm në mëngjes, Princi Charles dukej se nuk e kishte idenë se çfarë do t’i ndodhte më pas. Nga askund, një grua e veshur vetëm me bikini nxitoi dhe i rrëmbeu një puthje në faqe duke krijuar në një çast një imazh të paharrueshëm që bëri xhiron e botës. Tashmë që Mbreti përmbylli kurorëzimin e tij, mediat britanike kanë hedhur një vështrim prapa në një nga episodet më të pazakonta në jetën e tij dhe sfondin e çuditshëm të ngjarjes.

Ishte viti 1979 dhe monarku i ardhshëm 30-vjeçar ishte në një udhëtim zyrtar në Australi si përfaqësues i mbretëreshës së ndjerë. Në mars të atij viti, ai ishte në Perth ku mori pjesë në festimet e 150-vjetorit të Australisë Perëndimore. Një mëngjes shkoi në plazhin Cottesloe për një vrapim dhe pak not që ishin bërë të zakonshme gjatë vizitës së tij.

Në atë kohë Charles ishte beqar edhe pse në fshehtësi përflitej për lidhjet e dashurisë me një sërë bukuroshesh gjakblu dhe të shoqërisë së lartë. Shërbimi ushtarak i Charles në RAF dhe Marinën Mbretërore ndihmoi në krijimin e një imazhi të një njeriu aksioni. Kështu, kur modelja 26-vjeçare, Jane Priest vrapoi dhe rrëmbeu një puthje në faqen e Charles, gjithçka dukej si e zakonshme.

The moment Jane Priest kissed Prince Charles on an Australian beach

Ish-modelja e Playboy, u bë një sensacion global pasi fotot e saj ku dukej një Charles i hutuar me mbathjet e tij të notit zunë faqet e para në Mbretërinë e Bashkuar. Me kalimin e viteve, kanë dalë disa detaje nga kjo histori që mund të mos ketë qenë edhe aq spontane. Priest shpjegoi se i gjithë episodi ishte “një gjë PR për ta bërë Charles të dukej më i afrueshëm me njerëzit”. Thuhet se ajo e takoi atë që një natë më parë për t’u siguruar që ajo ishte e përshtatshme. Por kur erdhi puna për të realizuar skenën e plazhit, gjërat nuk shkuan siç ishte planifikuar.

Charles appeared to be taken aback by the stunt

“Kur më pa, ai u zhyt në ujë, kështu që mendova ta ndiqja, por ndërsa unë hyra brenda, ai doli jashtë. Kështu që unë dola jashtë. Flokët më ishin shkatërruar, grimi u shkatërrua dhe u ndjeva si një idiote. Unë në fakt shkova dhe i vura duart në gjoks për t’i dhënë një puthje, por Charles më tha: “Jo, nuk mund të të prek. Nuk mund të të prek” – rrëfeu ajo për “Evening Standard”.

Priest vazhdoi universitetin dhe më pas u bë artiste dhe u martua me John Baylis, një biznesmen i pasur në vitet 1990.

At the time Priest was a model who had appeared in Playboy

“Isha në mesin e të njëzetave. Këtu ai ishte një nga njerëzit më të fuqishëm në botë dhe ai ishte absolutisht i adhurueshëm. Isha plotësisht e tmerruar për ato dy minuta” – shtoi ajo. Por fotografi që bëri fotografinë ka treguar një histori tjetër për atë që ndodhi. Sipas tij nuk ishte një marifet PR për të përmirësuar imazhin e Princit, por një marifet i tij dhe një gazetari vendas. Kerry Edwards thotë se “sigurisht nuk ishte rastësi”. Ai shpjegoi se fakti që “princi bënte një vrap të përditshëm dhe duke notuar në plazh” nuk kishte kaluar pa u vënë re.

Just who was behind the stunt remains unclear

“Kështu që mediat vendase dhe ato ndërkombëtare mblidheshin këtu çdo mëngjes për të regjistruar atë që ndodhte” – tha Edwards në një intervistë për ABC. “Në fund të javës, vendosa që ta trazonim pak situatën. Unë isha i përfshirë në mënyrë aktive me gazetarin e “Sunday Independent” dhe pasi bëmë disa telefonata gjetëm një person të gatshëm të vinte dhe të notonte me Charles” – thotë Edwards.

Intriga nuk mbaron me kaq pasi edhe një fotograf tjetër ka thënë se ishte ai që organizoi gjithçka Vetë Charles kur është pyetur për kujtimet e tij nga vizitat e mëparshme në qytet u shpreh: “Kam kujtimet e notit shumë herët në mëngjes poshtë në plazh. Kur një ose dy njerëz u vendosën të linin sërfin dhe të bënin gjëra të pazakonta me mua”. ©LAPSI.al

Jane went on to graduate from university and married a millionaire



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *