• |
ide | kryesore

Video/ Dribloi në të gjithë fushën për 12 sekonda: goli i çmendur i Theo Hernandez merr mesazhin e Leao

-Instant, Sport, Video
Theo



Theo Hernandez shënoi në Milan-Lazio golin më të bukur të sezonit të tij: 8 prekje, 12 sekonda e 84 metra me topin në këmbë. Hernandez përsëriti kështu magjinë e vitit të kaluar kundër Atalantës dhe Pioli gjen një armë themelore në funksion të euroderbit të parë. Pas golit të jashtëzakonshëm të Theo Hernandez ka aerdhur edhe mesazhi përkëdhelës i Leao: “Nëse nuk kujdesem dot unë, bëje ti për mua vëlla”.

MESAZHI I LEAO

“Nëse nuk kujdesem dot unë, bëje ti për mua vëlla”. Në pamje të parë, kjo histori në Instagram e postuar nga Leao dhe kushtuar Hernandez mund të duket si shenjë e keqe. Mund të duket si një lloj apeli në vigjilje të së mërkurës, ku shumë e shohim me dyshim prezencën e portugezit. Pastaj, megjithatë, kur lexohet përsëri me një kujdes më të madhe, ndoshta duket më qartë. Është një dedikim i kufizuar me shumë gjasa në fitoren ndaj Lazios dhe golin e francezit.

GOLI I THEO HERNANDEZ

Theo Hernandez shënoi golin e 2-0 për Milan, në fitoren kundër Lazios, pas një aksioni të jashtëzakonshme personal. Pas një projeksioni përpara me topin ndër këmbë nga gjysma e tij e fushës, mbrojtësi francez goditi pastaj nga jashtë zonës. Topi, i devijuar pak edhe nga Romagnoli, shkoi pas shpinës së një Provedel të pafajshëm.

Mbrojtësi i krahut dyfishoi epërsinë e kuqezinjve pas golit të parë të Bennacer. Algjeriani vodhi topin duke vënë nën presion Marcos Antonio, në hyrje të zonës së Milanit. Duke pasuar te Giroud, ai u fut në qendër të zonës dhe shënoi me topin që kaloi tentativën e Provedel për ta ndaluar. Pas një kontrolli të shpejtë në Var, goli u konfirmua dhe San Siro mundi të festonte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *