• |
ide | kryesore

“Fut para nga Irani”/ Veliaj padit për shpifje Berishën, sot seanca e parë në GJKKO

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të marrë pjesë në seancën e parë të gjyqit kundër kryedemokratit, Sali Berisha, të cilin e ka akuzuar për shpifje. Veliaj e ka paditur kryetarin e Partisë Demokratike për shpifje lidhur me vizitën e kryebashkiakut në Iran. Nuk dihet ende nëse është paraqitur ndonjë përfaqësues nga pala e Berishës.

Veliaj i ka konsideruar akuzat e bëra nga Berisha si të pavërteta për këtë arsye e ka paditur me akuzën për shpifje.

“Ju tregoj unë histori me Iranin. Personi që ka bërë vizita të përsëritura është Erion Veliaj. Ke qenë ti apo jo, nuk e di? Por ai ka qenë në Iran dhe ka bërë shqetësim për vendet partnere. Veliaj është marrë dhe në pyetje. Shkuarja e tij në Iran ka ngjallur shqetësim të ata që e kanë diktuar dhe na kanë njoftuar ne. Në 2008 ma sollën lajmin shërbimet, është pyetur për vizitën e tij në Iran. Problem është se pas këtyre viteve dalin Bruno Presezzi, pronari 80 përqind i inceneratorit të Tiranës i lidhur me Ali Aliahbadin, ish-komandon e Pasdaranit”.”, ka thënë më herët Berisha. 



6 Comments

  1. Që të akuzosh gjithë dynjanë dhe të mos paraqitesh në gjykatë, të thuash shpifjet nga më monstruoze, t’i futesh njerëzve te vrima e çelësit, poshtë fustanit, në krevat, të merresh me gjithë familjet e gjithë dynjasë dhe të mos kesh kurajon civile të vijë në gjykatë.

  2. Ndajeni mendjen o patronazhistë.Berisha kur i thotë gjërat ka fakte sidomos në rastin e Veliajt.Nuk është kaq kollaj të akuzosh dikë për lidhjen me Pasdaranët. Një të paktën e kemi parë në një foto të treguar nga Berisha , një bashkëpunëtor dhe mik i Veliajt ishte bashkëpronar në bisnes më një gjeneral të asgjësuar nga CIA.Plus që ai është mbikqyrur nga shërbimet shqiptare. Që është i zhytur as që diskutohet por ai ka shpresë tek drejtësia e partisë!! Një gjë është e sigurtë se amerikanët nuk të falin për lidhje me Pasdaranët kështu që dhe aspaku nuk ja mban t’a mari në mbrojtje.Sa për t’u paraqitur mos kini merak se i çon dokumentat.

  3. sado antipati e kam Veliaj, ia ka bere kaq mire qe e ka padit sa me ska. Ka 30 vjet qe ky njeri shpif per keto per gjithcka, te pakten kshu kur te nxjerri ca para mbase e mban gojen mbyllur

  4. As tek dera nuk guxoni jo me ta futni brenda!Eshte trim Berisha . Ju jeni sekt i shemtuar me ca njerez akoma me te shpifur qe ju vine rrotull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *