• |
ide | kryesore

“Helenizmi në Himarë”/ Bejleri, deklarata të forta nga Athina

-Instant, Arkiva, Lajme



Ka vite që kur flitet për Himarën nuk diskutohet më në bazë të një axhende, që i ndan banorët e kësaj bashkie në grekë dhe shqiptarë, por kandidati për bashkinë i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Fredi Bejleri e ka rikthyer këtë mënyrë të të bërit politikë, gjatë një interviste për median greke “Protothema”. I pyetur nga gazetari grek se sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 14 Majit për “helenizmin” në Himarë, Fredi Bejleri përgjigjet se “ne kemi jetuar si grekë prej mijëra vitesh dhe kjo nuk do të ndryshojë”.

“Por është jetike për helenizmin e Himarës që t’i tejkalojë pengesat që e ndalojnë të ketë mundësi, punë të mira, të gëzojë pasurinë që na është mohuar prej 60 vitesh, për të pasur arsimim në gjuhën e nënës për të gjithë dhe për të shkëlqyer, sepse e meriton, në përparimin e procesin e antarësimit të Shqipërisë. (në BE). Prandaj dhe zgjedhja ime do të lehtësojë rrugën e helenizimit me mbështetjen e të gjitha forcave politike të Greqisë, të cilat i falenderoj me gjithë zemër, do të ndihmojë në bashkëpunimin mes dy vendeve, një kusht i nëvojshëm për përparimin tonë” ka thënë Bejleri.

I ardhur nga radhët e PBDNJ-së në koalicionin “Bashkë Fitojmë”, Bejleri e përsërit disa herë premtimin për “helenizimin” e Himarës gjatë intervistës, pa shpjeguar qartë se çfarë do të thotë konkretisht me këtë term.

“Ne duam të shohim vendin tonë të përparojë dhe helenizmi i tij të përparojë në vend të tij”, shprehet ai mes rreshtave, ndërsa akuzon kryebashkiakun aktual Jorgo Goro se ka përçarë banorët dhe “i ka mbyllur derën, jo vetëm helenizmit, por edhe bashkëqytetarëve më të dobët”.

Gjatë intervistës, Bejleri lë të kuptohet se ka mbështetjen e të gjithë forcave politike në Greqi, ndërsa kërkon votat vetëm të qytetarëve që ndjehen grekë dhe që janë të regjistruar si banorë të Himarës.

Përmendja e “helenizmit” nga Micotaqis në Himarë

Fredi Bejleri mban prej vitesh postin e kreut të OMONIAS. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, ai ishte një nga shoqëruesit e afërt të kryeministrit grek Micotaqis në Himarë bashkë me Pirro Dhimën.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri grek zbuloi një kusht për mbështetjen e antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian: që Shqipëria të sigurojë drejtat e komunitetit grek në vendin tonë.

“Falënderoj himarjotët që kanë mbajtur të ndezur flakën e helenizmit dhe ortodoksisë në zemrat e tyre. Greqia është dhe do mbetet një mbështetës i përhershëm i minoritetit grek, për të gjitha kërkesat e tyre që janë të drejta” u shpreh atëherë Micotaqis.

Kush është Fredi Bejleri

Kandidati i “BF” për Himarën aktualisht mban postin e kreut të OMONIA-s. Ai është akuzuar më parë për terrorizëm në lidhje me masakrën e Peshkëpisë, një ngjarje e vitit 1994. Kreu i OMONIA-s i mohoi akuzat dhe më pas u shpall i pafajshëm nga gjykata.

Sulmi ndaj postës kufitare të Peshkëpisë, në Gjirokastër ka ndodhur në 10 prill 1994. Një komando speciale e organizatës terroriste greke “Mavi” (Fronti për çlirimin e Vorio-Epirit), kaloi kufirin e gjelbër nga Greqia dhe hyri në territorin shqiptar, duke ju drejtuar postës ushtarake të kufirit, ku dhe ekzekutoi komandantin e postës Fatmir Shehu, ushtarin Arsen Gjini dhe plagosur ushtarët e tjerë Ardian Velmishi, Janaq Zaka, Frederik Kalemi./Lapsi.al



27 Comments

  1. Jam i pari shqiptar qe pranoj qw te helenizohet Shqiperia, nga Kukesi ne Sarande. Sepse armiq me tw mëdhenj per atdhen, se letyrat e politikes keto 32 vite, nuk ka per te pare historia.

  2. Sa here flet televizioneve te greqise aq here na del super helen dhe sa here flet ne televizionet shqiptare aq here na del super liberalo-demokrat , siç bene fytyren nje here nuk e bene tjetren here . Kameleon , gjarper qe fsheh kembet por nuk harron vesin . Nje postullat i vjeter thote : gjarperit po s’ja shtype koken e ke te sigurt pickimin .

    Nje Bejler dhe nje Dule qe bejne si grek te kulluar por qe i nxjerr zbulluar llagapi (sidomos ngjyra e lekures) , nuk e fshehin dot te kaluaren e tyre si puthadoras te padronit te radhes .
    Votojeni kundra kete “ezmerin” dhe “helenin” me llagap turku , votoni kundra pseudo grek ,
    Votoni kundra qelbesit Lejfen ne tirane dhe pseudo grekut Bejleri ne Himare , te dy jane antishqiptar .
    Vota kundra tyre eshte vote per Shqiperine dhe Shqiptaret .

    P.S. Gjithashtu votoni kundra kujte do kanditati qe nuk eshte nga zona juaj por i katapultuar nga partia .

    Shqioperia e Shqiptareve
    Vdekje tradhetareve

  3. E shikoni se Berisha nuk ka shtyllë kurrizore , nuk ka as din as iman.
    Kandidon në Himarë, atë të cilin më 1995 vrau dy oficerë shqiptarë në postën kufitare të Peshkëpisë, Gjirokastër.
    Kandidon atë , si pasojë e të cilit prishi edhe marrëdhëniet me SHBA në atë vit.
    Fredi Beleri deklaron se shqiptarët kanë ardhur nga malet e Kaukazit.
    Dhe sot deklaroj se do ta bëj Himarën Greke…!
    Dmth Berisha do na bëj Himarën Greke….
    Po çfaeë pret nga komunisti që i dha urdhër Flamur Nokës që ti japë firmën kryetarit të Partisë Komuniste Marko Dajti, që të marë pjesë në zgjedhje.
    Turp e marre e faqja e zezë.
    O demokratë, shkoni e vrisni veten që të mos merrni vesh pisllëqet e komunistit dhe spiunit të shkaut.

  4. Pushteti okult i dyshes Berisha-Meta mbi shtypin duket i plotë. Dhe kryesorja është se ata kanë listë pagesa në të zezë për shumicën e medias dhe natyrisht një listë të gjatë gazetarësh që janë militantë të tyre të depërtuar në media.

  5. ky spurdhjak ka vrare vellezerit tane.ky jevg vlleh meriton burgun e perjetshem.jam demokrat e votoj per Belind Kellicin.

  6. Jam dakord per voten per PD por edhe kjo e fundit ne lista kishte Bollanon e Dulen ndaj nuk eshte kjo zgjidhja..

  7. Kush është Fredi Bejleri, është titulli i një pjese aty. Përgjigja nuk besoj që ka njeri që mund ta dyshojë. Është një nacionalist Grek, minoritarë në Shqipëri, që konsideron Shqiptarët si pushtues të tokave që duhet të jenë Greke për Bejlerin, si Himara. Rrjedhimisht i sheh Shqiptarët si pushtues dhe na urren. Dhe rrjedhimisht, punon për athinën dhe për Grekët, dhe jo Shqipërinë.

    Oh, është edhe aleat me Sali Berishën dhd Ilir Metën = Saliken.

  8. Saliu ben aleance me Like floririn, ben aleance me partine komuniste ne Tirane, ben aleance me ket grekun dhe PDja vules eshte armikja me e madhe……
    I ka bo demokratet legena per hir te zenit dhe asaj hyndeçyçës.

  9. Shikoni cdo behet me detin.Dandias e thote qe i kemi regulluar punet me Ramen.Biles ka fjale qe presidenti Begaj morri nje suport prej Athines.As mua nuk me pelqen Beleri i Omonias por e keqja me e madhe na vjen nga firma e kryetarit te qeverise qe firmos cfare i kerkohet prej grekevet e jo kaq shume nga nje kryebashkiak i nje qyteze

  10. Ka dal nje ropqir ne oren 13:05 qe permbledh gjith filozofin e dumbabistave. Dumbabistat kamikaz personal te Salikes qe nuk jan as shqiptar e as njerez me te pakten nje gram tru. Njerez qe per inat te vjerres qihen me mullixhiun, njerez qe nuk kan nje mendim apo vizion, thjesht frustrim, inat dhe vrer. Jan gati te qihen me bejlera me rus nga mankthi sorros. As nuk e kan iden cfar eshte sorros, nejse si papagall flasin ca flet baba sovranisti qe mbeshtet tipa si bejleri. Baba nje cop ropqiri pa shtyll kurrizore. E nisi si komunisto-enverist u be demokrat, pastaj sovranisto-fashist, tani perfundoi te lsi, te prehri Likes dhe I Bejlerit. Dhe nje ushtri me dumbabista rrota kari qe baba i ka fix si kostum antiplumb keta loqe pa tru qe do perdoren si mish per top dhe do vazhdojn me frustrimin e tyre dhe per inat te mavive do qihen dhe me ufot, se mir me Dule e Bejlera e ben tani dhe prova eshte pikerisht ai komenti I 13:05. Ai permbledh gjith filozofin e dumbabistave qe ndjekin e bejn papagallin e Salikes

  11. Jeta u kriju si sprov per njerzit mes se mires dhe se keqes ku mendimet fjalet veprat e mira Zoti Madherishem i shperblen dhe te padrejtit i ndeshkon me perjashtim te atyre qe pendohen dhe veprojn si thot i madhi Zot kjo esht e verteta mos u mashtroni nga mashtruesit ziliqar se e drejta haku verteta nuk shembet ato qe pacmangeshem dhe shpejt do shemben jan vetem te padrejtit per ket Zoti eshte garant por ajo qe duhet te njohim jan domosdoshmerit dhe ajo qe duhet justifikojm te gjith jan pergjegjsit qe te mos behemi pal ne dem te vetvetes nga kjo bot nuk largohet askush pa marr hakun dhe rriskun e tije

  12. Ne asnje rrjesht nuk e keni permendur Berishen nderkohe qe kandidati eshte vendosur nga ai. Ama sa here del Vucic, na cani karin tu permend ne cdo rrjesht Ramen edhe kur ska lidhje fare

  13. Greqisht flet pothuaj i gjithe jugu. Shikoni Gjirokastren. Hyn prifti ne dyqan, te tjeret ia presin ne gerqisht. Ça doni me thene me kete??
    Grekofil eshte ai qe firmos per dertin tone, ku ka nafte e gaz natyror plot. Te tjerat jane dengla e pordhe me rigon.

  14. Atë që kërkojmë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Preshevë duhet t’ua falim edhe pakicave kombëtare në Shqipëri, të cilat për hir të së vërtetës nuk e kanë dëmtuar Shqipërinë.

    Sa më të ngurtë të tregohemi ne shqiptarët me patriotizmin fallco, aq më shumë eksese e incidente do të kemi me fqinjët dhe aq më vështirë e kanë qindra mijëra emigrantët tanë në Greqi.

    Një komb i vjeter si yni nuk mund të rrënohet nga pakicat, por mund të forcohet me një Shqipëri ku qytetarët e saj ndihen mirë në shtëpitë e punën e tyre.

  15. çfarë vlerëson tek kundërshtari i tij Veliaj, Belind Këlliçi u shpreh se vlereson faktin se është një njeri i palodhur në punen e tij.

    “Kam dëgjuar që ai është një njeri i palodhur në angazhimin e tij të përditshëm. Nga ana tjetër, është një njeri i cili është i palodhur për të shkuar drejt objektivit të tij dhe vazhdon dhe punon për të arritur objektivin e tij, qëllimin e tij”, deklaroi Këlliçi.Cecenet shpellkare po bejne politiken e madhe ketu te lapsi me komente nivel 8 vjecar ashtu si dhe salihu i ka lene analfabet funksional vetem per salih metaj

  16. Ka dyshime se si dhe me çfarë parash financohet instituti i tij i supozuar, i cili nuk ka asnjë referencë shkencore, por është sipas meidave boshnjake, një levë e zakonshme në duart e Zijad Bećirović.

    Në anë tjetër, Bećirović është shfaqur shpesh në Tiranë për takime kokë më kokë me Ilir Metën dhe Sali Berishën. Madje ky i fundit është marrë publikisht në mbrojtje në faqen e institutit të Bećirović, ku shkruhet se ai u shpall nongrata nga SHBA pa prova e fakte.

  17. Përfundimisht vemjet që mbështesin Salen janë fytyrat më të ndyra dhe antikombëtare, jo se janë shumë më të mirë milikarat e PS, por kto të PD janë fytyrat më të ndyra. Kto fisiqira edhe kur Sala vë një kriminel të faktuar e antishqiptar të betuar si ky copa mutit në Himarë, nuk thonë asnjë fjalë.
    Përfundimisht ju jeni fytyrat më të ndyra dhe komuniste fanatikë.
    Panersa të fëlliqur që edhe kur Sala ju dhjet në gojë i thoni faleminderit.
    Qofshi ju fisiqira që jeni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *