• |
ide | kryesore

Rrjedha merr me vete turistin holandez në kanionet e Osumit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kanionet



Policia njoftoi para pak çastesh se këtë të hënë në spitalin e Çorovodës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja holandeze me iniciale H. (V. A.) C. S., 64 vjeçe. Ajo ka deklaruar paraprakisht se së bashku me bashkëshortin e saj, me iniciale J. A. S., 68 vjeç, ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum. 64-vjeçarja thotë se ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj e ka marrë rrjedha e ujit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, ato të DVP Berat, si dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në kanionet dhe po vijojnë kërkimet në lumin Osum.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë Vendore, janë nisur polumbarët e Repartit Special “RENEA”, me qëllim gjetjen e shtetasit J. A. S. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rrethanave të kësaj ngjarjeje” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *