• |
ide | kryesore

Rita Ora gati të performojë në Eurovision

Paparazzi, Slider



Rita Ora, do të performojë të martën (9 maj) si e ftuar speciale në gjysmëfinalen e parë të ‘Eurovision 2023’.

Ndonëse Kosova nuk është ende e lejuar të marrë pjesë në këtë festival evropian, artistja e lindur në Kosovë ka arritur që me famën e saj ndërkombëtare të ftohet për të qenë mysafire speciale në këtë event.

Rita e cila do të performojë disa nga këngët e saj hit në gjysmëfinalen e Eurovision-it, ka arritur tashmë në Liverpool për provat.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga provat, ku duket mjaft në formë të mirë teksa bëhet gati të performojë.

“ORAVISION mirë dhe me të vërtetë ka filluar! Provat janë duke u zhvilluar! Liverpool, të dua absolutisht”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografive në Instagram.

Shqipëria nga ana tjetër këtë vit në festival përfaqësohet nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *