• |
ide | kryesore

William nderon mbretin Charles pas kurorëzimit

Paparazzi, Slider



Gjatë koncertit të kurorëzimit të së dielës në Kështjellën Windsor, Princi William doli në skenë për t’i bërë homazh babait të tij, mbretit Charles, dhe gjithashtu nderoi gjyshen e tij, mbretëreshën e ndjerë Elizabeth II.

Duke folur para një turme prej 20,000 njerëzish, Princi William  filloi duke nderuar monarkun e ndjerë, i cili vdiq në shtator në moshën 96-vjeçare. “Siç tha gjyshja ime, kur ajo u kurorëzua, kurorëzimi është një deklaratë e shpresave tona për të ardhmen, dhe unë e di që ajo është atje lart duke na vëzhguar me dashuri dhe do të ishte një nënë shumë krenare,” tha William.

Princi më pas vazhdoi të uronte babanë e tij 74-vjeçar, i cili u kurorëzua zyrtarisht si Mbreti Charles III së bashku me Mbretëreshën Camilla, 75 vjeç, në një ceremoni historike të shtunën në Westminster Abbey. Në fjalimin, Princi William shpjegoi se babai i tij kishte pasur gjithmonë një pasion për shërbimin.

“Fjalët e para të babait tim, kur hyri dje në Westminster Abbey, ishin një premtim shërbimi,” tha ai. “Ishte një premtim për të vazhduar të shërbejë, sepse për më shumë se 50 vjet, në çdo cep të Mbretërisë së Bashkuar, në të gjithë Komonuelthin dhe në mbarë botën, ai e ka përkushtuar veten për t’u shërbyer të tjerëve, brezave të tanishëm dhe të ardhshëm, dhe atyre kujtimi i të cilëve nuk duhet neglizhuar.”

Ai e mbylli mesazhin emocionues duke thënë se nuk ishte vetëm krenar për babanë e tij, por krenar për miliona qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar që shërbejnë në komunitetet e tyre lokale, si personeli ushtarak dhe infermierët. “Zoti e ruajtë mbretin,” u shpreh ai para turmës përpara se të dilte nga skena./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *