• |
ide | kryesore

39 minuta e 5 sekonda misterioze nga zhdukja e “Koçoles” dhe Sulovarit/ Çfarë u pa në kamerat e sigurisë?

Lajme, Të fundit



Misteri i zhdukjes së dy miqve në Sarandë, Koçoles dhe Sulavrit, edhe pas një muaji vazhdon të mbetet një enigmë për policinë.

Dy të zhdukur dhe një automjet me dy targa të ndryshme. E planifikuar, rastësore, një apo shumë autorë? Ky është misteri që prej 1 muaji po përpiqen të zbulojnë edhe Policisë së Shtetit.

Nga pamjet filmike sigurura prej tyre ajo që ka ngritur dyshime por edhe pista të rej hetimi është minutazhi prej 39 minutash dhe 5 sekondash.

Zhdukja e dy 46-vjeçarëve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari, vazhdon të hetohet nga policia dhe prokuroria ndërkohë që kërkimet në terren vazhdojnë të rezultojnë të pasuksesshme edhe pse në ndihmë kanë ardhur edhe qenë nuhatës nga Kosova.

Gjatë një analize të detajuar të vrojtimit të kamerave të sigurisë, Balkan web ka arritur të zbulojë një detaj shumë enigmatik nga dosja hetimore lidhur me zhdukjen e dy personave në Sarandë.

“Koçolja” dhe Sulovari nuk rezultojnë të jenë zhdukur natën, por ditën me diell të 6 prillit. Policia ka në dorë pamjet filmike se si automjeti tip “Mercedes-Benz” që dyshohet se i ka rrëmbyer ata, ka kaluar në orën 15.13.09 në afërsi te fshatit Pllakë me drejtim për në Sorone dhe po nga e njëjta kamera është kapur në kthim në orën 15.52.14.

Pra presupozohet se brenda në këtë automjet në ikje kanë qenë edhe Thodhori e Sulovari e më pas në kthim ata nuk kanë qenë. Pra janë 39 minuta për të cilat policia nuk ka pamje filmike dhe që mendohet se janë minutat kyçe që përcaktojnë fatin e dy 46-vjeçarëve. Në ikje automjeti ka pasur targat AA175LV dhe në kthim po i njëjti mjet ka pasur targat YTO1114. Targat e kapuar nga kamerat e sigurisë rezultojnë të vjedhura në Shqipëri e në Greqi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *