• |
ide | kryesore

Avokati i Popullit: Qeveria 857 mln euro borxh ish-pronarëve, kompensimi financiar i ngadaltë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria shqiptare ka njohur borxh për t’u kthyer prej gati 860 milionë euro për pronarët të cilëve iu është konfiskuar prona gjatë diktaturës komuniste. Shifra është bërë e ditur në raportin vjetor te avokatit të popullit, i cili është dorëzuar në Kuvend.

Po ashtu avokati i popullit konstaton se procesi i kompensimit financiar vazhdon të jetë mjaft i ngadaltë. Sipas raportit agjencia e trajtimit të pronave ka lëshuar 26.092 vendime për kompensim, ndërsa nga 2018-2022 është kryer pagesa vetëm për 398 vendime.

Sipas avokatit të popullit me këto ritme nuk arrihet afati 10 vjeçar i vendosur në ligjin e qeverisë Rama në 2015. Ndër të tjera në raport vlerësohet se procesi kompensimit financiar të pronave nuk është realizuar në të tërë elementët e tij dhe mbi të gjitha subjektet e kompensuar nuk arrijnë të marrin kompensimin financiar. Aktualisht qeveria por përdor si fonde për kompensimin e pronarëve, vetëm paratë që sigurohen nga procesi i legalizimit.

Mesatarja vjetore është 10 milion euro, çka bën që fondet të jenë të pamjaftueshme për të përmbushur detyrimin për kompensimin e plotë financiar brenda 10 vitesh nga dalja e ligjit. Paralelisht është menduar zbatimi i një skeme me kompensim me toka shtetërore, por në fakt sipërfaqet e vëna në dispozicion janë mjaft modeste.



4 Comments

  1. Për Berishën, Metën, Dodik dhe Bećirović, BE dhe NATO kanë vetëm zyrtarë të korruptuar që shiten dhe blihen lehtësisht nga qeveria në Tiranë.

    Më herët, mediat boshnjake kanë ngritur dyshime të forta për lidhjet e Bećirović me qarqet radikale islamike dhe burimet e financimit të Institut të tij.

  2. Po si ka mundesi qe ridhjerja komuniste te nxjerre kaq KERMA si ty o i paemer e i pakallur. Po ca lidhje ka komenti yt me lajmin mer te qifsha edhe rracen e komshinjve, se e jotja eshte qire qe ne 1945.
    Ketu flitet per nje borxh qeverie ndaj PRONAREVE (dhe jo ish pronareve si ka qef qe ti quaje mami jot dhe mami kurve-parti).
    Bejini nje nder shqiptareve, mos dilni me as te kerkoni, as te shkruani dhe as te hani MUT

  3. Tamam Ndoci.E ka shkruar statusin në tre lajme të ndryshme pa lidhje për atë që ky idiot shkruan. Këtu flitet për pronarët legjitimë që ju vodh prona prap dhe presin t’i japi bastardi ndonjë lëmoshë ky e ka mendjen të bëjë propagandë akoma për një kërmë kryeministër hajdut i pronave të pronarëve të ligjshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *