• |
ide | kryesore

Detaje/ Sherri në bilardo që çoi në plagosjen me armë në Lezhë

Lajme, Të fundit
Dy vajza nga Fushë-Kruja grabisin dyqanin e qendrës tregtare në Zogun e Zi



Policia ka arritur të identifikojë personin që qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e djeshme 22 vjeçarin nga Rrila e Lezhës, Aleks Laska.

Blute po punojnë për të identifikuar edhe 2 bashkëpununëtorët e tij që u larguan menjëherë pas ngjarjes. Burime nga policia e Lezhes thanë se i plagosuri në dëshminë e tij ka bërë të ditur se gjithçka nisi brenda një bilardoje që ndodhet rreth 100 metra larg komisariatit dhe sipas tij shkak është bërë pikërisht debati gjatë lojes.

Pas debateve, 22 vjeçari Aleks Laska është konfliktuar me 3 të rinjtë që e kanë dhunuar dhe kjo dhunë ka vijuar edhe jashtë ambienteve të bilardos. Ai ka thënë se nuk ka njohje me ta dhe se i ka parë vetëm si fytyra.

Pasi e kane dhunuar, njëri nga 3 të rinjte e ka qëlluar me armë zjarri në pjesen e kembes dhe më pas janë larguar. Pas ngjarjes, 22 vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore, ku ndodhet edhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia e gjeti atë duke marrë mjekim në spital, ndërsa nisi hetimet për ngjarjen. Blutë identifikuan, pas kqyrjes së kamerave të sigurise dhe dëshmive të të plagosurit, autorin që qëlloi me armë zjarri dhe po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Gjithashtu po punohet edhe për identifikimin e 2 të rinjve të tjerë që u përfshinë në këtë konflikt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *