Dy turiste të huaja, një belge dhe një franceze humbën jetën këtë të martë në vendin e quajtur Qafa e Valbonës në Tropojë. Ato ishin nisur për hiking në terrenin malor që lidh luginën e Valbonës me fshatin turistik të Thethit, por u rrëzuan në një greminë. Trupat e pajetë të dy vajzave nuk janë nxjerrë ende nga vendi ku kanë rënë dhe ku u gjetën prej policisë pas disa orësh kërkime.
Për shkak të terrenit të thepisur dhe motit të keq me mjergull dhe borë është bërë e pamundur ulja e helikopterit nga skuadra alpine e FNSH-së së Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake, rezulton se dy vajzat janë nisur pa një udhërrëfyes-guide dhe pasi kanë lënë Thethin, kanë kaluar në pjesën malore, aty ku janë përballur me dëborën që ende është e pranishme. Pa informacionin e duhur për terrenin dhe shtigjet, vajzat kanë vendosur të kalojnë mes dëborës dhe aty dyshohet se janë rrëzuar në greminë pasi kanë rrëshqitur.
Tragjike për to ka qenë goditja e mëvonshme nga një ortek. Drejt vendit të ngjarjes, janë nisur policia dhe banorët e zonës, ndërsa sqarohet se ngjarja ka ndodhur në të njëjtin vend ku në 10 Maj të vitit të kaluar humbi jetën një turist gjerman. Sakaq, në media është zbuluar edhe identiteti i njërës prej viktimave. Ajo është 25-vjeçarja belge Baets Myrthe (foto poshtë).
“Grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së dy turisteve” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

Na plasi kari per kurvat e huaja kur ne po na vdesin perdite njerzit tane
Or ti i pa emër o injorant.Po çar m..e njeriu je.Po nuk ke ndjenja farë.Po si mor harbut e gojë e qelbët shan për dy vajza humbën jetën në lule të rinisë.Nuk e dì si bën hije mbi këtë tokë.Po ç’lidhje ka kjo me shqiptarët që vdesin.