• |
ide | kryesore

Drοgë, dhunë dhe vjedhje/ 4 persona të arrestuar në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit
policia, shoferë, arrest, blutë



Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare bënë me dije se dy persona kanë përfunduar në pranga pasi u kapën me një sasi lënde narkotike. Një 45-vjeçar u arrestua pasi ka kryer disa vjedhje në një market ndërsa një 28-vjeçar është ndaluar pasi ka ushtruar dhunë ndaj të atit.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

– A. C., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të vogla lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis;

– L. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. X., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke vjedhur disa produkte në një market dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar punonjësin e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin K. E., 28 vjeç, banues në Babrru, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *