• |
ide | kryesore

Juventus, lamtumirë Europë: nga plusvalencat te pagat, skenarët e mmundshëm

-Instant, Sport
Juventus



Europa, një mirazh. Jo vetëm Champions League, që penaliteti i ri do ta vështirësojë, por edhe në Europa League. Përpjekja e Juventus për një vend mes të mëdhenjve të Kontinentit të Vjetër u përplas me motivimet e Kolegjit të Garancisë Coni, në apelin e paraqitur nga bardhezinjtë kundër -15 të vendosur nga Gjykata Federale në kontekstin e procesit të fitimeve kapitale fiktive. Duke bërë një sintezë ekstreme të asaj që shkruhej në 75 faqet e motivimeve, CDG sqaroi:

1) penaliteti i dhënë ndaj Juventus duhet të riformulohet dhe/ose pikët e dënimit duhet të justifikohen më mire.
2) Juventus ka shkelur nenin 4 për ndershmërinë sportive me një “ndryshim të vullnetshëm dhe të përsëritur të të dhënave kontabël. Qllimi ishin fitimet e shumta kapitale, vlerat e të cilave ishin fictive.
3) sistemi akuzues është i vërtetuar në fakte.

Kaq mjafton për të qenë të sigurt se Juventus do të penalizohet sërish në gjyqin e ri. Sa? Është e vështirë të thuhet, por ka shumë pak gjasa që të zbritet poshtë 9 pikëve penalitet. Sipas të gjitha gjasave do të zbritet nga -15 në -12, gjithsesi e mjaftueshme për të përjashtuar bardhezinjtë nga Champions League e ardhshme.

Lexo më tej: Manovra e pagave, Juventus mbrohet: artikulli 31 ose marrëveshje

RREZIKU NGA UEFA

Megjithatë, kjo është vetëm pjesa e parë e një historie që në fakt është më e ndërlikuar. Në horizont janë dënime të tjera që vijnë për linjat ende të hapura të hetimit, mbi të gjitha “manovrën e pagave”. Me konfirmimin e shkeljes së nenit 4 edhe në këtë rast dhe me arsyet e Kolegjit të Garancisë në dorë, praktikisht është i sigurt një dënim tjetër për Juventus. Klubi në këtë pikë mund të vendos të bëjë marrëveshje. Kjo edhe për të shmangur që fjalën e fundit për këtë çështje ta ketë UEFA. Për momentin, UEFA mbetet në plan të dytë. Por, duke pasur parasysh shkeljen e settlement agreement të nënshkruar me bardhezinjtë disa muaj më parë, ka gjithçka që duhet për ta përjashtuar Zonjën nga garat evropiane për të paktën një vit. Të paktën, dhe ndoshta e gjithë çështja është këtu.

Marrëveshja e mundshme për pranimin e fajësisë mund të çojë në këtë përfundim. Gjobë, madje jo të butë, për çështjen e pagave dhe një penalitet të ri, të përmbajtur. Por të tillë që të bëjnë bardhezinjtë të zbresin përtej vendit të shtatë dhe, për rrjedhojë, jashtë Evropës. Kjo mund të mjaftojë për UEFA-n, e cila, megjithatë, do të rikthehej në lojë nëse bardhezinjtë kualifikohen në Ligën e ardhshme të Kampionëve përmes fitores në Europa League. Është e vështirë të imagjinosh mënyra të tjera përveç kësaj, edhe nëse në një linjë thjesht teorike Agnelli dhe Arrivabene mund t’i drejtoheshin CAS-it për një gjykim të ri. Një lëvizje e rrezikshme, që mund të përfundojë duke i bërë gjërat edhe më keq.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *