• |
ide | kryesore

Kapet teksa transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 32-vjeçari në Gjirokastër

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 32-vjeçar është prangosur në Gjirokastër, pasi u kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës. Blutë njoftojnë se shtetasi B.Gj., u kap në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, në Memaliaj.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

NJOFTIMI:

Vijon operacioni “Road Guard”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Goditet një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale, vihet në pranga një shtetas që u kap në flagrancë duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës.

Sekuestrohen 1 automjet, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme “Road Guard”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi B. Gj., 32 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, Memaliaj, duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *