• |
ide | kryesore

Pa mallkim shtriganësh e me hakmarrjen në zemër: Guardiola e City sfidojnë mbretërorët e Don Carlo në turneun në “pronësi”

-Instant, F1, Sport
City



Në Santiago Bernabeu mbrëmjen e sotme do të përqendrohen të gjithë prozhektorët e Champions League. Në stadiumin legjendar spanjoll, në orën 21, do të zhvillohet super-ndeshja mes Real Madrid dhe Manchester City. Blancos të Carlo Ancelotti janë përballë Citizens të Pep Guardiola, në atë që është një përplasje titanësh. Nga njëra anë është dëshira për t’u rikthyer në finale për të mbrojtur titullin dhe për të sulmuar të pesëmbëdhjetën. Nga ana tjetër dëshira për t’u hakmarrë për eliminimin djegës të një viti më parë dhe për të provuar përsëri për të fituar një kupë që tani është praktikisht një obsesion.

HAKMARRJA E PRITUR NJË VIT

Gjysmëfinalja e dyfishtë në 2021/22 bëri historinë e kompeticionit. Një 4-3 spektakolar për City në ndeshjen e parë në Mançester. Madje, djemtë e teknikut Guardiola kaluan edhe në epërsi në Madrid. E qëndruan ashtu deri në minutën e 90′, kur dygolëshi i Rodrygo në dy minuta e dërgoi ndeshjen në kohën shtesë. Më pas penalltia e Benzema, për 3-1 final, i projektoi merengues drejt pushtimit të 14 të Champions League.

Manchester City dhe mbi të gjitha Pep Guardiola gjithësesi duket se kanë një shans më shumë. Ata nuk kanë më mbi shpinë magjinë që shtriganët afrikanë dhe Yaya Tourè i bënë në vitin 2018. Lajmin entuziast e bëri të ditur menaxheri i tij, që ka parashikuar edhe fitoren e kupës nga Citizens. Në vitin 2018, ndodhi një episod në dhomat e zhveshjes që tërboi një kontinent të tërë. Dimitri Seluk, menaxheri i Yaya Tourè, akuzoi teknikun Guardiola. Spanjolli sapo ishte bërë trajner i Citizens, e pretendohet se donte t’i jepte fund karrierës së mesfushorit nga Bregu i Fildishtë. Që atëherë gjërat nuk shkuan mirë për Pep, por ndoshta nga tani nisin ndryshimet.

TOPI I ARTË VS DJALI I ARTË

Një vit më vonë, Real Madrid nuk ka ndryshuar shumë. Nga ana tjetër Citizens kanë një armë më shumë. Për të qenë të sinqertë, një armë të vërtetë bërthamore, që i përgjigjet emrit të Erling Braut Haaland. Norvegjezi ka shënuar 12 gola në 8 paraqitje në Champions League, 35 në 32 në Premier League (tashmë një rekord absolut për historinë e kampionatit anglez), gjithsej 51 gola në sezon. Bjondi i frikshëm do të udhëheqë sigurisht ofensivën e teknikut Guardiola, në një përplasje brezash me të ‘pavdekshmin’ Karim Benzema. Topi i Artë në moshën 35-vjeçare është ende i aftë për një sezon me 29 gola në të gjitha garat.

Lexo më tej: Real Madrid sfidon City, Ancelotti i provokon: “Nëse mbron mirë, në rastin më të keq barazon”

BALOTAZHET E DILEMAT

Formacioni i Pep pothuajse është i kryer. Balotazhi i vetëm mund të jetë mes Mahrez dhe Bernardo Silva. Gjithësesi, portugezi duket se është më i avantazhuar. Për Carlo Ancelotti, nga ana tjetër, ka më shumë se një dyshim. Rudiger, Alaba dhe Militao luajnë për dy fanella e qendërmbrojtjes. Në të majtë Camavinga, titullar në atë rol edhe në finalen e Kupës së Mbretit, shkon drejt konfirmimit. Ndërsa në mesfushë është i destinuar të kthehet titullar Luka Modric, në vend të Tchouameni.

FORMACIONET E MUNDSHËM

MANCHESTER CITY (3-2-4-1): Ederson; Walker, Dias, Akanji; Stones, Rodri; Bernardo Silva, Gundogan, De Bruyne, Grealish; Haaland.

REAL MADRID (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Camavinga; Valverde, Tchouameni, Kroos; Rodrygo, Benzema, Vinicius.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *