• |
ide | kryesore

Rama fushatë për Erdogan/ Berisha: Ndërhyrje skandaloze dhe e patolerueshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama



Ish-kryeministri Sali Berisha komunikim për mediat ka thënë se mesazhi i kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet në Turqi, është një ndërhyrje skandaloze.

Berisha theksoi se Rama për bën ‘fushatë’ për presidenti turk Erdogan, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve turk me origjinë shqiptare që votojnë për një Turqi të ëndrrës së tyre dhe të mos e marrin në konsideratë mesazhin e Ramës.

Lexo më tej: Video/ Rama me mesazh elektoral me titra turqisht pro Erdoganit 

“Jam sot për të denoncuar ndërhyrjen skandaloze të Edi Ramës në fushatën elektorale të vendit mik, Turqisë me një mesazh të gjatë që synon t’i adresohet komunitetit të gjerë shqiptar, në republikën e Turqisë. Edi Rama, një armik i votës së lirë, në shkelje flagrante të ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare, u kërkon shqiptarëve, qytetarëve turk të votojnë më 14 maj për presidentin aktual, në largim të Republikës së Turqisë. 

Duke dënuar këtë ndërhyrje të pafalshme të palejueshme të një njeriu që nuk respekton asnjë ligj, u rikujtoj komunitetit se njeriu që u bëri thirrje nga Tirana se për kë duhet të votoni është një armik i vërtetë i lirie të qytetarëve shqiptar. Edi Rama dhe administrata e tij kanë vjedhur dhe përvetësuar nga taksat e qytetarëve shqiptarë, jo qindra, por miliarda euro. Kanë vjedhur pasuritë publike.”, tha Berisha.

Ish-kryeminist vazhdoi deklaratën me një thirrje: “Ju bëj thirrje të flakni me neveri mesazhin e Edi Ramës që iu drejtohet ju se për këtë duhet të votoni. Në emër të PD, në respekt të ligjeve, thirrja ime për çdo qytetar turk me origjinë shqiptare është të votojë për një Turqi të ëndrrës së tij dhe të mos ndikohet nga asnjë thirrje e një njeriu që ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij”.  

Lexo më tej: Dy fushatat/ Ku ngjajnë si dy pika uji, Rama dhe Erdogani 



13 Comments

  1. Për Berishën, Metën, Dodik dhe Bećirović, BE dhe NATO kanë vetëm zyrtarë të korruptuar që shiten dhe blihen lehtësisht nga qeveria në Tiranë.

    Më herët, mediat boshnjake kanë ngritur dyshime të forta për lidhjet e Bećirović me qarqet radikale islamike dhe burimet e financimit të Institut të tij.Kujto rajersonin dhe shba ne 1992 o serbi i vicidolit salih karaxhic berisha

  2. Ja dhe kompania e patronazhistëve me në krye të pa emrin që deri tani e ka përsëritur statusin 5 herë nga që është një idiot i lindur bashkë me tufën këtu që kanë të njëjtin problem. Idiotësinë!! Njerëz që bëni hije tokës më kot. Njerëz të tredhur familjarisht.

  3. Erdogani, po i kreh syte Sorosit ne Turqi (kreun i Sorosit atje, Osman Kavallen eshte denuar me burgim te perjetshem, nga gjykata antiterror). Lgbt do te nxirren jashteligjit dhe do te denohen me burg *ythe*irat, mbrojtja e familjes eshte detyre e shenjte, ka premtuar Erdogan, ec perpara Erdogan, KAQ!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *