• |
ide | kryesore

Sot 9 maji/ Pse kjo njihet si “Dita e Europës”

-Instant, Arkiva, Dossier
dita



Dita e Evropës është një ditë për të festuar paqen dhe unitetin në të gjithë Europën. Më 9 maj 1950 u bë lëvizja e parë drejt krijimit të asaj, që sot njihet me emrin Bashkimi Europian.

Atë ditë në Paris, Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, lexoi para gazetarëve nga e gjithë bota një deklaratë, që i bënte thirrje Francës, Gjermanisë, Belgjikës, Holandës dhe vendeve të tjera europiane, të bashkonin prodhimin e qymyrit dhe çelikut si “themeli i parë konkret i një federate të ardhshme evropiane”.

The declaration by Robert Schuman (Paris, 9 May 1950) - CVCE Website

Synimi i Schuman rezultoi i suksesshëm. Kancelari i Gjermanisë Perëndimore Konrad Adenauer tha “po” thuajse menjëherë. Ai propozoi krijimin e një institucioni evropian mbikombëtar, i ngarkuar me administrimin e industrisë së qymyrit dhe çelikut, pikërisht sektori që në atë kohë ishte baza e gjithë fuqisë ushtarake. Për këtë arsye, gjatë Samitit të Milanos, në vitin 1985, udhëheqësit e BE-së vendosën ta festojnë 9 majin si “Dita e Evropës”.

Ideja e Europës së Bashkuar në Bashkim Europian

Një vit më vonë, më 18 prill 1951, përfaqësues nga Franca, Gjermania, Italia, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu nënshkruan Traktatin e Parisit dhe themeluan Komunitetin Evropian të Qymyrit dhe Çelikut (ECSC), një organizatë pioniere e bazuar në parimin e mbinacionalizmit.

Nën “Komunitetin Evropian të Qymyrit dhe Çelikut”, shtetet kombëtare filluan të bashkojnë kompetencat e tyre sovrane të ruajtura me xhelozi dhe t’i transferojnë ato në një sërë institucionesh evropiane: një Autoritet i Lartë i pavarur, një Asamble e Përbashkët e parlamentarëve kombëtarë, një Këshill Special i ministrave kombëtarë dhe një Gjykatë Drejtësie.

Ndihmësi i ngushtë i Schuman-it, Jean Monnet, i cili tani konsiderohet truri i deklaratës historike, u emërua presidenti i parë i Autoritetit të Lartë. Përfitimet ekonomike të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut, si tregu pa doganë për qymyrin dhe çelikun, i bindën shtetet anëtare të shkojnë më tej dhe të sjellin më shumë sektorë dhe fusha politikash nën mandatin mbikombëtar.

Komunitetin Evropian të Qymyrit dhe Çelikut u zhvillua në mënyrë progresive, së pari në Komunitetin Ekonomik Evropian dhe, më vonë, në Bashkimin Evropian. 4 institucionet origjinale përfundimisht u shndërruan në Komisionin Europian, Parlamentin Europian, Këshillin e BE-së dhe Gjykatën Europiane të Drejtësisë që ne njohim sot. /LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *