• |
ide | kryesore

Sulmet e Izraelit në Gaza, raportohet për 12 të vrarë

-Instant, Arkiva, Planet
12



Së paku 12 palestinezë, përfshirë tre komandantë të grupit militant, Xhihadi Islamik, u vranë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës. Autoritetet palestineze të shëndetësisë thanë se tri gra dhe tre fëmijë janë në mesin e të vrarëve.

Së paku 20 persona të tjerë u plagosën. Izraeli tha se ka nisur një operacion që ka në shënjestër militantët, të cilët përbëjnë kërcënim të menjëhershëm për qytetarët e tij. Xhihadi Islamik u zotua se do të hakmerret dhe militantët me bazë në Rripin e Gazës pritet ta sulmojnë Izraelin me raketa. Zyrtarët izraelitë po përgatiten për disa ditë luftime, raportojnë korrespondentët nga terreni.

Ushtria izraelite tha se përveç tre militantëve, avionët e saj kanë goditur edhe dhjetë lokacione që përdoren për prodhimin e armëve, ashtu si edhe gjashtë objekte ushtarake të Xhihadit Islamik. Krahu ushtarak i Xhihadit Islamik, Brigada al-Quds, konfirmoi se tre komandantë janë në mesin e të vrarëve. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se “çdo terrorist që i dëmton qytetarët izraelitë, do të pendohet”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *