• |
ide | kryesore

Trump shpallet fajtor/ Abuzoi seksualisht me shkrimtaren 30 vjet më parë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
trump



Donald Trump abuzoi seksualisht me ish-gazetaren dhe shkrimtaren E. Jean Carroll në vitet 1990, e më pas ka dëmtuar reputacionin e saj duke e quajtur gënjeshtare. Në këtë përfundim dolën të martën 9 anëtarët e jurisë së Nju Jorkut, pasi peshuan për rreth tre orë, argumentet dhe faktet lidhur me një padi civile kundër ish-presidentit.

Ky i fundit pritet t’i paguajë zonjës Carroll një dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh. Vendimi i jurisë vjen në një kohë kur zoti Trump po zhvillon fushatën për t’u rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë. Juria e përbërë nga gjashtë burra e tre grave mori një vendim unanim lidhur me rastin. Ish-gazetarja dhe shkrimtarja E. Jean Carroll akuzoi zotin Trump për përdhunim. Sipas saj ngjarja ka ndodhur në një dyqan luksoz në Manhatan në vitin 1996.

Por zoti Trump e ka mohuar një gjë të tillë duke i cilësuar akuzat mashtrim. Ditën e hënë, gjatë paraqitjes së argumenteve mbyllëse, avokati i zotit Trump, Joe Tacopina, tha se historia e zonjës Carroll është shumë e dyshimtë për t’u besuar. Sipas zotit Tacopina, ajo e ka sajuar ngjarjen me qëllimin për të shitur një libër me kujtime të publikuar në vitin 2019, si dhe për të denigruar politikisht zotin Trump. Por të martën juria vendosi në favor të shkrimtares.

Në klimën e polarizuar politike që ekziston në vend, duket e pamundur që verdikti i jurisë të ketë ndikim tek mbështetësit kryesorë të zotit Trump, të cilët i shohin sfidat e tij ligjore, si pjesë të një përpjekjeje të bashkërenduar nga kundërshtarët e tij, për ta dëmtuar atë.



13 Comments

  1. Jutria arriti ne perfundimin pasi peshuan argumentet dhe faktet.

    Pas 30 vitesh cfare fakti gjeten, apo fakti ishte akoma brenda pas 30 vitesh.

  2. Ne new york cdo juri do e gjeje fajtor trump. Jane bere si ato jurite e jugut te amerikes qe po ishe zezak je fajtor qe ne nisje.

    Amerika ka ik për lesh

  3. Instalimi diktatures po vjen kudo. Djali Bidese dhe i jati te zhytur deri ne fyt me korrupsion dhe pislliqe te tjera nuk i hyn asnje gjemb ne kembe, ndersa Trump dhe po te pjerdhi do denohet per prishje te qetesise publike.

  4. Amerika ka shkuar per lesh perfundimisht. Prite tani ta denojne prape Trump pse i ka fut duart noj goce kur ka qene ne klase te pare para 65 vjetesh😀. Skane bythe ta mundin me vote Trumpin, e bejne “nongrata” me karlliqe te prokuroreve kamikaz te Sorros dhe liberal LGBTQ.
    E bukura eshte me keto bolet tona politikane te kompleksuar qe na cajne Paulinin nje dy: amelika, amelika, e ka thene amelika, e tha Qyri Qimi, e tha Paulini😀. Ketu duhet nje loder boleshul si Orban i Hungarise qe te veje qytetaret e vet te paret, vendin e vet dhe mos te behet prostitute ambasadoresh e mash e liberaleve te degjenerum.

  5. THIRJE PER GRATE E KRYHAJDUTIT TE SURRELIT TE HAPIN GJYGJ TUTORIT $$$%% thotë:

    PO LINDA KUR DO TA HAPI GJYGJIN NDAJ TUTORIT APO KA SHKUAR ME DASHJE?KJO MUND TE FITOJE NJE MILIARD DOLLARE SEPSE KA QENE NJE NGA 350 DREJTORESHAT QE AI I KA VENE MES KEMBEVE KURSE KRYEHAJDUTI ME KEQ I KA CVESH LAKURIQ DHE I KA ULE POSHTE PER TE BERE FOTO TE PISTA QE GRIDA JA PELQEN SHUME! LLINDA MBLIDHI TE GJITHA SHOQET SE GJYGJIN E KENI TE FITUAR! PARA E MADHE LINDA E SURRELIT NXITO!

  6. Mos e ngacmoni Linden Hire Shume se eshte Goce e Ndershme Ajo thjesht drejtoreshe ka qene. Dhe po te kete shkuar Sorrosi I beri peshqesh nje nga burrat kruekoqe Kryeminister 🤑 Hiqeni nga mendja Linden ndoshta nje nga ato qe ka Rrahur dhe nuk eshte nje. Duhet po te kete Dinjitet. Ta hedhi ne gjygj😤

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *