• |
ide | kryesore

Detaje/ Lajçak nesër takime diplomatike në Kosovë

Lajme, Të fundit



Ditën e nesërme në Kosovë pritet të mbërijë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak do të zhvillojë takime me kryeministrin Kurti dhe aktorë të tjerë shtetëror të Kosovës. Qëllimi i vizitës mendohet të jetë përgatitja e takimit të ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë, ku temë kryesore pritet të jetë asociacioni, por dhe pikat e tjera të marrëveshjes.

Në takim thuhet se do të diskutohen dallimet që kanë dalë sa i përket statutit për Asociacionin të prezantuar më 2 maj nga ekipi menaxhues.

Draft statut, të cilin BE e sheh si pikënisje të mirë, ndërkohë që pala kosovare e sheh si element që mund të sjellë braktisjen e dialogut.



1 Comment

  1. “Qëllimi i vizitës mendohet të jetë përgatitja e takimit të ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë.”

    Jo, qëllimi kryesor është kërcënimi që perëndimi do t’i bëj Kosovës për të pranuar asosacionin.

    Lajčák, get the fuck out of Kosovo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *