• |
ide | kryesore

“Fabrika e asfaltit elektoral”/ PD çon në SPAK Erion Veliajn

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
PD



Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryebashkiakun Erion Veliaj, në lidhje me fabrikën e asfaltit elektoral në Krrabë, e cila u denoncua nga emisioni investigativ Piranjat, si dhe një ditë më pas live nga kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

Në kallëzimin e dorëzuar në SPAK me firmë të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Flamur Noka, përveç Erion Veliajt, të kallëzuar janë edhe Drejtori i Drejtorisë Nr. 2 të Punëtorëve të Qytetit Herion Rrapaj, si dhe ish-Drejtori i Drejtorisë së Mirëmbajtjes Elton Kacidhja.

Në kallëzim theksohet se ‘nisur nga denoncimet publike për të cilat kemi rënë në dijeni javët e fundit lidhur me fenomenin e ashtuquajtur ‘asfalt elektoral’, nga mediat investigative u evidentua në mes të ditës një fabrikë ilegale e prodhimit të asfaltit që i përket Bashkisë Tiranë. Nisur nga këto elementë, po ju paraqesim këtë kallzim për veprat penale të sipërcituara, bazuar në nenet 280 dhe 283 të K.PR.Penale, duke parashtruar rrethanat e fakteve konkrete ku bazohet kallëzimi, dispozitat ligjore penale të caktuara, si dhe analizën juridike dhe indiciet e faktet me anë të të cilave vërtetohet konsumi i veprës penale’.



7 Comments

  1. disa foto ku në mbështetje të Belerit për këtë qëllim, ëhstë edhe anti-shqiptari i njohur si Babis Karathanos i cili është shpallur non-grata nga Shqipëria që prej vitit 2019. Ky i fundit siç duket është aktivizuar në fushatën elektorale të Fredi Beler ii cili është kandidati i koalicionit Berisha-Meta-Dule në Himarë.

  2. Ec lali, ben tenderin fiktiv e fut milionat ne xhep, ndersa ziftin e shtron me komunalen e Bashkise:). Cuditem sa rrot kari eshte nje patronazhisto-aktivisto-rilinds-lgbt qe voton per nje mandat te trete nje hajdut xhepash dhe te ardhme te tyre dhe femijeve te tyre nese kane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *