• |
ide | kryesore

“Ka kohë që na shikon, besoj kënaqet”: Karapici thumbon teknikun e Partizanit Colella, pas arritjes në finalen e Kupës

-Instant, Sport
karapici



“Nuk ndryshoi asgjë. Të dyja ndeshjet kanë qenë nën kontrollin tonë edhe me qarkullim topi. Kur u mundëm, ka qenë një 10 minutësh “Black Out” ku Teuta përfitoi nga ai moment. Por kemi qenë Superiorë ndaj Teutës në të dyja ndeshjet”. Artan Karapici, ndihmëstrajneri i Tiranës, ka folur pas kualifikimit në finale, duke tentuar të rrisë moralin e skuadrës. Bardheblutë në fakt sipas gjasave janë në krye të renditjes dhe në finale të Kupës, por në derbi me Partizanin ka mungesa të rëndësishme dhe një humbje e mundshme i zbret në vendin e dytë. “Mund të them që kemi situatë të tillë. Në finale të Kupës dhe në vend të parë. Ku ka më mirë se kaq? Çdo ndeshje ka rëndësinë e veçantë por derbi është i rëndësishëm por nuk përcakton kampionatin. Ndeshja nuk zgjidhet me derbin. Lojtarët me më pak minuta po japin sinjale pozitive”, tha Karapici.

Një thumbim edhe për teknikun e Partizanit, në Niko Dovana për të ndjekur Tirana, para derbit direkt. “Colella? Nuk e kemi parë. U bë shumë herë që na sheh dhe kjo është gjë e mirë sepse ne nuk e ndjekim ndonjëherë. Ai ka kohë për të na shikuar dhe besoj se kënaqet” tha Karapici, që qetësoi edhe tifozët për gjendjen e Abazajt, në pankinë në sfidën e kthimit me Teutën. “Kemi mungesa në derbi por çdo lojtar është i rëndësishëm me Tiranën. Në stërvitje kemi parë sinjale dhe opsione të mira dhe u tregua në fushë. Nuk ishte e nevojshme të luante Abazaj sot por gjendja ishte shumë e mirë dhe nuk donim ta rrezikonim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *