• |
ide | kryesore

Video/ Champions, babai i Haaland përjashtohet nga Bernabeu për gjeste në tribunë

-Instant, Sport, Video
Haaland



Babai i Erling Haaland ka qenë protagonisti negativ në ndeshjen mes Real Madrid dhe Manchester City. Siç raportojnë gazetat spanjolle, Alf-Inge Haaland në fakt është përjashtuar nga stadiumi Bernabeu. Babai i sulmuesit norvegjez ka bërë një gjest të vrazhdë ndaj tifozëve vendas, të cilët po ofendonin djalin e tij. Në një video të publikuar nga Cadena Ser, babai i qendërsulmuesit të City mund të shihet duke vënë duart te veshët, duke sfiduar koret e tifozëve të Real Madrid. E pastaj u përgjigje duke bërë gjestin e ombrellës, ose më saktë duke vendosur njërën dorë në mesin e krahut të ngritur lart.

Gjithnjë sipas shtypit spanjoll, ka qenë pikërisht babai i Haaland ai që provokoi i pari, duke i hedhur kikirikët tifozëve spanjollë. Pak orë më vonë, Alf-Inge shpjegoi vetë atë që ndodhi, në rrjetet sociale: “Ok. Real Madrid nuk ishte i lumtur që po festonim golin e Kevin De Bruyne. Për më tepër, ne duhej të lëviznim sepse as tifozët nuk ishin të kënaqur nga 1-1”.

Lexo më tej: Video/ Magji nga Vinicius e De Bruyne: Real e City 1-1 mes shkëndijave, e zgjidhin në Etihad



1 Comment

  1. Dëshiron të blesh një veshkë, organe të trupit apo dëshiron të shesësh veshkën apo organet e trupit? A po kërkoni një mundësi për të shitur veshkën tuaj për para për shkak të dështimit financiar dhe nuk dini çfarë të bëni, atëherë na kontaktoni sot dhe ne do t’ju ofrojmë një shumë të mirë parash 500,000 USD për veshkën tuaj. Emri im është Doktor Maxwell dhe jam një Neurolog dhe Konsulent mjekësor në Spitalet Bill Roth. Spitali ynë është i specializuar në Kirurgjinë e Veshkave dhe ne gjithashtu merremi me blerjen dhe transplantimin e veshkave me një donator të gjallë dhe përkatës. Ne jemi të vendosur në Indi, SHBA dhe nevojiten vetëm persona me mendje serioze.

    Ju lutemi na tregoni nëse jeni të interesuar të shisni ose blini veshka ose
    Organ’s ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni në dhe përmes emailit.

    Email: [email protected]
    Numri Whatsapp: +31648670212
    Numri i Whatsapp: +1 (850) 3137832
    Viber: +31648670212

    Përshëndetje
    Shefi i Konsulencës i Intl.
    DR Maxwell C.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *